Momenti kur vrasësit të maskuar si policë futen në rezidencën e Adriatik Tresës

Adriatik Tresa, njeriu që u ekzekutua në Ekuador, u hetua për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri

22 Nëntor 2020, 10:13| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 19:14

  • Share

Ky që shihni në këto foto është Adriatik Tresa, i cili në 6 dhjetor 2020, do të mbushte 40-vjeç. U vra pardje nga nje kommando ne Ekuador, 15 ditë para se të festonte 40-vjetorin. I riu nga fshati Alltate i Tiranës, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria, qysh prej vitit 2011, periudhë kur ka marë pasaportën Shqiptare dhe sipas burimeve nuk ka hyrë më në territorin e Shqipërisë. Pasaporta e tij Shqiptare, skadonte për një  muaj, pasi data 9 janar 2021 ishte dhe afati i fundit i përdorimit të këtij dokumenti.

Në Shqipëri, Tresa nuk disponon asnjë biznes dhe nuk rezulton të jetë skeduar ndonjëherë nga policia Shqiptare. Ndërsa në Ekuador, ai dyshohet se vepronte si vrasës me pagesë dhe pjesë e një grupi kriminal Shqiptar,që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Mediat e huaja shkruajnë se prokurori Walter Jaramillo, që po heton ngjarjen, tha se mes të shoqëruesve për ngjarjen ishte dhe gruaja e viktimës, vjehrrit e tij, tre kunetërit dhe dy rojet e sigurisë pasi sipas tij "familjarët e të ndjerit janë përgjegjës për fshehjen e provave në vendin të ngjarjes, pasi ata morën dokumente, një çantë, një makinë dhe telefonin celular të viktimës."

40-vjeçari Shqiptar, dyshohet nga policia ekuadoriane se është njeriu që në vitin 2017, ka vrarë në Guayakuil, shqiptarin Ilir Hidri nga Vlora. Për këtë ngjarje ai është hetuar, por për shkak të munges së provave nuk ka pasur një mandate arresti për të. Ekzekutimi i Ilir Hidrit, ka qënë vrasja e parë, që shënon dhe zanafillën e ekzekutimeve mafioze mes trafikantëve shqiptarë që qëndrojnë në Ekuador. Në vitin 2017 janë vrarë Ilir Hidri nga Vora, një vit më vonë u ekzekutua Adriatik Llagji nga Borshi dhe Fadil Kaçaniqi.

Po në vitin 2018 një tjetër shqiptar që lëvizte me makinë të blinduar, iu bë atentat po në qytetin e Guayaquil. Ndërkohë Tresa, gjatë kësaj kohe jetonte pikërisht në këtë vilën dykatëshe, e rrethuar me kamera sigurie, shtëpie e cila ndodhet brenda një kompleksi rezidencial banimi në Guayakil, ku jetojnë dhe disa Shqiptarë të tjerë, nga Fieri, Vlora, Elbasani dhe Dibra. Gjatë periudhës së qëndrimit në Ekuador, Tresa është martuar me një vajzë vendase, dhe me sa duket kjo e ka ndihmuar, që ai të marë dhe shtetësinë ekuadoriane. Shqiptari dispononte dy shtetësi dhe se për t’iu shmangur kontrolleve policore, ai gjatë viteve 2011 deri në vitin 2013, ka mbajtur një kartë anëtarësimi të Organizatës Botërore për të Drejtat e Njeriut, duke u prezantuar si “aktivist ndërkombëtar”.

Një provë e tillë, u arrit të gjendej nga policia vendase, gjatë momentit të arrestimit të parë të Adriatik Tresës, lidhur me vrasjen në 11 prill 2013, të gazetarit Fausto Guido Valdiviezo në zonën, Atarazana, Guayaquil. Pikërisht në këtë ngjarje të rëndë, ka dalë dhe për herë të parë në mediat ekuadoriane, emri i shqiptarit nga Tirana, Adriatik Tresa. Ky i fundit është arrestuar 41 ditë pas vrasjes së gazetarit, i cili dyshohej se ishte i implikuar në trafikun e drogës, që sipas autoriteteve vendase, gazetari ka patur një marëdhënie të pazakontë, me disa nga anëtarët e një grupi trafikantësh kokaine.

Për këtë ngjarje në Guayakuil, në 2013 u arrestuan Maricel Cordova Montero, Juan Carlos Ruiz Leon, Luis Alberto Procel Alarcon dhe Joso Enrique Roca Ladines. Ndërsa në lokalitetin e Samborondon, policia arrestoi Adriatik Tresën nga Shqipëria, Ivanov Petrov nga Bullgaria dhe Nikolaos Grcgianakopulos nga Greqia. Gjatë kontrollit të banesave, u sekuestruan 50 mijë euro, një sasi droge dhe një armë zjari pa lejë. Autorësinë e armës e pranoi dhe u dënua në gjykatë, Adriatik Tresa, ndërsa ai ka pasur dhe një proces gjyqësor për akuzën e “Pastrimit të parave”, pasi nuk justifikonte sasinë e lekëve të kapura cash nga policia në banesën e tij.

Prokurori Cesar Pena, i tha mediave vendase se Adriatik Tresa, është hetuar për vrasjen e një shqiptari të kryer në vitin 2017, por hetimi nuk siguroi prova kundër tij. Madje prokurori, citoi se Tresa ka qënë i dyshuar disa herë për vrasje, edhe për një ekzekutim të dyfishtë që ka ndodhur në mars 2018, në rrugën buzë bregdetit, ku një çift u mor nga shtëpia e tyre në kështjellën “Los Cibos” dhe më pas u ekzekutua në rrugë. Sipas prokurorit Cesar Pena, Adriatik Tresa, ka shumë gjasa që të ishte rrëmbyer nga skuadra “policore” prej 7 veta, por për shkak se aim und të ketë kryer rezistencë, e kanë qëlluar me 6 plumba nga afër duke e lënë të vdekur në vend. Të gjitha dyshimet të çojnë se vrasja është kryer si pasojë e konflikteve të lindura mes anëtarëve të bandave shqiptare që veprojnë në Ekuador për dominimin e trafikut të drogës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eliot Nes: 27/11/2020 13:06

    Shqiptaret e Shqiperis gjer para 2o vitesh nuk kishin as buke per tu ngopur e sot jane bere bosa mafioz, mbeturina njerezimi. Perparim gjigant se jo mahi...

    Përgjigju
  • Ppsh: 23/11/2020 08:41

    Prishje pazaresh? Nuk ma merr mendja, sapo media ben te njohur per publikun dike ne ameriken latine ai si per magji ne pak muaj vritet. Keta duken si fije qe priten jo si pazare qe prishen

    Përgjigju
    • polici: 23/11/2020 11:02

      epo esht sherbimi qe ka per detyre te beje media per te informuar publikun.kush eshte i interesuar mer info dhe .....e kupton tani?hahaha te pakten ne keto raste informacionet jane te sakta.ske cfar ti shash:jane profesionista

  • Po foton ku e keni?: 22/11/2020 20:27

    Redaksia, kot per kuriozitet, po foton e ketij ku e keni? Keni nxjerre Petrovin, Gonzalesin dhe nje femer, po viktima ku eshte?

    Përgjigju
  • Tiranasi: 22/11/2020 19:55

    Nga bie ky Alltate?

    Përgjigju
    • Tironsi: 24/11/2020 21:47

      Baldushk

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?