Në Gjirokastër duket se futbolli nuk ka ekzistuar kurrë. A thua se jo më larg se dy vite Luftëtari luajti në Kupat e Europës. Sezonin e kaluar ata ranë në kategorinë e parë, por tani nuk duken gjëkundi, pasi ekipi nuk ekziston.
Ekipi i Luftëtarit ka pësuar kolapsin më të më madh gjatë 90 viteve ezkistencë. Në këtë momente që po flasim ekipi i parë nuk ka as lojtarë as trajner dhe as president. E kanë braktisur dhe kanë ikur në drejtim të paditur. Në këto kushte tifozët e Luftëtarit kanë apeluar te bashkia e Gjirokastrës, që të ndërmarrë hapa konkret për ekipin.
E gjithë kjo situatë, në 90 vjetorin e klubit, ka trishtuar së tepërmi tifozët, të cilët kërkojnë zgjiedhje nga bashkia.
“Kemi kërkuar nga bashkia e Gjirokastrës, pasi i jemi drejtuar asaj sepse nuk kemi ku shkojmë tjetër. Rrezikohet emri i Luftëtarit, kërkojmë ekzkistencën e ekipit. Nuk ka më qamet, më të zezë. Nuk është vetëm ekipi i parë, por edhe moshat. Ku do t’i çojnë prindërit fëmijët? Nuk ka hata më të madhe se kjo që i bëhet qytetit. Basketboll jo dhe futboll jo. Futbolli ishte i fundit,”- u shpreh një tifoz.
Ndërkohë një tjetër deklaroi: “Ekipi i Lufëttarit na dhemb të gjithëve, sepse këtë gjendje nuk e dëshiron asnjë prej tifozëve. Ne duam që të kthehet në nivelin e kënaqshëm, që të gjithë sportdashësit dhe tifozët të kujtojnë ato vitet e arta.”
Sakaq një tjetër tifoz u shpreh: “Është detyra e bashkisë ta marrë sërish futbollin, ta trajtojmë me taksat e qytetarëve, që Gjirokastra të mos mbetet pa futboll.”
Bashkia, e cila zotëron 26% të aksioneve, ka premtuar një zgjiedhje afatshkurtër, por në kushtet aktuale asgjë nuk duket e besueshme. Nëse nuk ka një reagim të menjëhershëm, tani kur kampionati mund të nis nga momenti në moment, Luftëtari rrezikon t’i humbasë të gjithë ndeshjet në tavolinë 3-0 për mosparaqitje.
Ku është FSHF dhe ktyetari Duka, kjo nuk ndodh askund në bot? FSHF e bën Me qëllim këtë skandal...
Përgjigju