Në 12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë bllokuar 76. 1 ton mallra pa faturë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se janë inspektuar 209 subjekte deri më tani, duke paralajmëruar se ‘ky është vetëm fillimi’.
“Në vetëm 12 ditë, aksioni për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore/blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore ka dhënë rezultate konkrete: 76.1 ton mallra të bllokuara, 209 subjekte të inspektuara.
Ky është vetëm fillimi. Aksioni vazhdon për të garantuar: Treg të formalizuar. Produkte të sigurta dhe të gjurmueshme. Mbrojtje për fermerin dhe prodhuesin e ndershëm”, thonë Tatimet.
Kjo është pjesë e një aksioni të gjerë të qeverisë, të nisur prej disa ditësh, për të luftuar informalitetin në tregun ushqimor dhe për të garantuar standarde të sigurisë për konsumatorët.
Inspektorët janë në terren duke kryer kontrolle intensive në thertore, pika grumbullimi dhe dyqane ushqimore në të gjithë vendin.
Komente

Punonjësit e tatimeve mbyllin bilancet e bizneseve qe eshte e ndaluar,atehere si mund te kontrollohet ai biznes nga ana e tyre.Tatimet rrogat e larta ,xhepat plot me korrupsion
PërgjigjuNa kenoqet.1600 lek vajti domatja ne korrik NGA aksioni juaj.u rriten me 50% mrena Tre ditesh perimet e zarzavatet.
PërgjigjuKëta janë gjobëvënës,nuk punohet me fushata...
Përgjigju