Të enjten është shënuar 14-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Qytetarët zgjodhën mënyra të ndryshme për të festuar, por shumë prej tyre mbanin në duar simbolet e shtetit. Një i moshuar ka treguar se në portofolin e tij e mban fotografinë e ish-Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
I moshuari që kishte dalë në shesh për ta festuar 14-vjetorin e shtetësisë, tha se fotografinë e Rugovës e mban në portofol që prej shumë vitesh.
“Ky e ka bërë pavarësinë. Që kur ka qenë Rrugova, unë e kam pasur me vete këtë fotografi. Babin tim s’e mbaj, Rrugovën e mban në xhep, se ky më ka shpëtuar”, ka deklaruar i moshuari.
Na shpetoi pushka e Adem Jasharit dhe ushtareve te lirise ne kualicion me NATO-n,Se jo "urretia' dhe " Durimi" i "zgjatur" deri ne nenshtrim, qe do zgjaste edhe shume dekada, ndoshta deri ne shterrjen e zerit per ate "Republiken e Kosoves",per rikthimin e autonomise pak me ulet se ajo e 1974.
PërgjigjuRugova ishte nje pacifist i betuar.Ai ndoqi shembullin e Gandit me Angline,por Serbia nuk ishte Angli.Po te mos ishte UCK dhe nderhyrja nderkombetare dhe sot e kesaj dite do te ishit nen serbet te cilet ende nuk pranojne t'a njohin pavaresine.
Përgjigju