Nëse ky Parlament shkon në pushime, atëherë nuk ka pse kthehet më. Duhet të ndërtojë sigurinë, të bëjë ligjet që të rrethojë spiunët dhe të korruptuarit, hajdutët që mbajnë drynat e sekreteve…, e pastaj. Nëse bie në gjumë shteti dhe Parlamenti në këto momente që janë në zgrip, atëherë bëhet më e keqja. Nuk kanë pse kthehen më.
Këtu mund të gjejë njerëz të tjerë, mund të gjejë një shtet tjetër, mund të gjejë ligje të tjera dhe sundues tjetër. Kështu ka ardhur puna, deri në këtë pikë. Dhe kjo ka ndodhur edhe për arsyen se Parlamenti ka fjetur çdo vit; ka fjetur e ka grirë fjalë boshe. Ndërsa djalli nuk ka bërë një sy gjumë. Dy ‘kompani’ kundër kombit dhe kundër njeriut, Berisha- Meta, kanë mbledhur pasuri të madhe, kanë akaparuar armë dhe të armatosur, kanë rrëmbyer spiunët dhe i kanë bërë ushtarë. Dosjen e presidentit spiun e ka Sali Berisha në folenë e tij. Sa shumë spiunë e sa shumë kocka dhe kriminelë ka në atë ‘katakomb’?
Të zgjedhurit e popullit nuk mund të flenë mbi rrezikun që i kanoset popullit. Hera e parë që ndodhi kështu në botën e qytetëruar, ka qenë koha kur u kthye Jezusi. ‘Kur ai u kthye, i gjeti apostujt prapë në gjumë. Po flini- u tha- e shikoj në sytë tuaj të rëndë’. (Ungjilli sipas Mathew).
Këta deputetë, mund të mos gjejnë asgjë si më parë. Atëherë, çfarë do të gjejnë? Në vend të shtetit të votuar në dritë të diellit, do të gjejnë një ‘shtet’ dosjesh të dalë nga errësira. Spiuni spiunoi spiunin dhe të dy u helmuan…, dikush mbeti, në 30 vjet. Mezini konstatoi spiunin, e fshehu dhe ia dorëzoi Gazidedes; Gazidede e rekrutoi e pastaj ia dorëzoi Berishës. Pastaj u helmua ‘papritur’ Gazidede. I vetmi spiun i lartë që mbeti gjallë është Meta që u bë president. Në dosjet e tjera pranë dosjes së tij në shtëpinë e Berishës ndodhen dosjet e dëshmitarëve të tjerë: Faik Hoti, Ilir Hoti, Ali Spahia, Remzi Hoxha, Ali Uka, PjetërArbnori, SafetZhulali. Këta janë vetëm foto të vjetra dhe kocka, si në thesin e plakës Nicë. I mban Berisha. Duhen sekuestruar urgjentisht, para se të nisin pushimet; aty ndodhet një shtet fantazmë por i rrezikshëm.
Përderisa presidenti dhe kryeministri i Republikës, Berisha, ka mundur që të fusë në shtëpinë e tij dosjet e spiunëve të Policisë Sekrete, kjo do të thotë se ka në dorë një ushtri me kapuçonë; Parlamenti legal ekziston formalisht. Ushtria e spiunëve të Sigurimit nuk është më aq ‘polite’ sa atëherë kur lulëzonte fushës në diktaturë; tani ushtria e Spiunëve është tmerrësisht e egër dhe mund të shkatërrojë vendin përsëri. Vendin e djegur siatëherë mund të gjejnë deputetët pas gjumit, nëse shkojnë…Matew do t’u konstatojë vetëm sytë e fryrë.
Ushtria e Spiunëve ka gjeneralët më të lartë të shtetit.
Më duket se është e kohë e humbur që të numërohen yjet dhe gradat e gjeneralëve që nuk janë pjesë e Sigurimit; këta janë ‘asgjë’ para gjeneralëve të egër tëPolicisë së diktaturës. Në ato radhe ndodhet një president i Republikës, një kryeministër, një kryetar i Parlamentit, një kryetar partie. Më të vegjlit nëkupolë janë vrasësit, trafikantët e drogës dhe të qenieve njerëzore, hajdutët, të korruptuarit. Këta shembin edhe një perandori të tërë me pasurinë që posedojnë dhe me egërsinë e terrorit që ushtrojnë. Në katakombin e tyre do të gjendet Artan Santo, Fatmir Xhindi, Kosta Trebicka, Sokol Olldashi…
Tani që u zbuluan, vrasësit bëhen më të egër… E si do të shkojë Parlamenti me pushime në këtë moment? Të paktën duhet ngritur ligji që të shpallen dhe rrethohen spiunët, ligji që të dënojë tregtarin e spiunëve, të eliminojë Sali Berishën dhe Ilir Metën nga jeta publike e njeriut. Kur zjarrvënësi i Athinës Herostrati dogji tempullin e Artemisës, u dënua që të mos i përmendej më emri.
Pse spiunët dhe tregtari i tyre, u zbuluan pikërisht tani?
Dikush thotë se kjo është në favor të shtetit dhe ligjit. Jo, nuk është. Kjo është në favor të ‘shtetit tëdjajve’; nëse ‘apostujt’ shkojnë në gjumë. Sepse ‘shteti i dosjeve’ u zbulua bash në momentin kur Parlamenti po bënte gati valixhet, euro, hotele, skafe dhe makina…, përtë shkuar në pushime. A nuk iu prek kjo? Atëherë çfarë?… Atëherë shteti i spiunëve mekryeministra dhepresidentë do të dilte menjëherë nga dosjet dhe do t’i gllabëronte të gjitha çfarë ka mbetur. Ka ndodhur që perandori të mëdha kanë rënë pikërisht për shkak tëzhytjes në kënaqësi të oborrit, e jomë një shtet delikat!.
Tani nuk duhet të ketë pushime, ndryshe quhet se e keni lënë popullin nën këmbët e këtyre.