Fation Dauti

Ky person është një nga provat në dosjen e non grata-s britanike për Berishën?

25 Mars, 16:54| Përditesimi: 25 Mars, 16:56

  • Share

Një kërkim i gazetës DITA zbuloi se në gjykatën SIAC në Londër, Berisha është shqiptari i tretë pjesëmarres në një proces apelimi kundra Ministrisë së Brendshme, Home Office.

Për ironi të fatit i pari shqiptar në atë gjykatë është Fation Dauti i cili shkelmoi dhe theu derën e PD kur Rithemelimi kërkonte t’i merrte zyrën Bashës. 

Në vendimin e gjykatës SIAC, ku po zhvillohet procesi Berisha, FBI-ja britanike, NCA, paraqiti një mori me prova që Fation Dauti ishte i lidhur me krimin e organizuar dhe se përbënte rrezik për sigurinë kombëtare në Britaninë e Madhe.

Dauti apeloi në SIAC vendimin e Home Office për mos rinovim të lejes së qëndrimit në Angli.

Gjykata SIAC lëshoi një urdhër anonimati për Fation Dautin. Ai në vendimin gjyqësor njihej vetem si B9. Por gazeta Sunday Express i kërkoi Gjykatës së Lartë heqjen e anonimatit dhe kjo gjykatë e pranoi.

Fation Dauti e humbi apelin në këtë gjykatë. Vendimi u shpall në Mars 2021.

Nuk përjashtohet mundësia që në dosjen Non Grata të britanikëve për Berishën të jetë përfshirë edhe Fation Dauti si dhe pamjet e tij duke thyer derën e PD në përkrahje të Berishës.

Kjo për të vërtetuar një nga lidhjet e Berishës me krimin, pasi UK e shpalli Berishën non grata për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Shqiptari i dytë që iu drejtua SIAC, shkruan DITA, ka urdhër anonimati dhe njihet si C9.

Në këtë gjykatë ai apeloi vendimin e Home Office për heqjen e nënshtetësisë britanike të marrë me mashtrim.

Pasaporta e tij u anulua teksa ai kishte mbërritur në Shqipëri.

NCA, Agjencia Kundra Krimit te Organizuar solli në këtë gjykatë të dhëna se shqiptari që udhëtonte me makinë Bently ishte i përfshirë në trafik njerëzish nga Shqipëria drejt Anglisë.

Sugjerohet se ai është nga Kukësi.

Në dhjetor 2023 Gjykata e refuzoi apelimin dhe ia hoqi nënshtetësinë britanike.

Rasti i tretë është ai i Sali Berishës.

Vendimi për Berishën pritet në fillim të prillit./ DITA.al

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?