‘Kyçen’ objektet e trashëgimisë kulturore në Lezhë! E mbyllur edhe shtëpia e At Gjergj Fishtës

12 Gusht 2022, 17:13| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 17:20

  • Share

Bartin historinë e shekujve, por pjesa më e madhe e monumenteve të trashëgimisë kulturore në qytetin e Lezhës nuk mund të aksesohen nga turistët dhe vizitorët. Kishat e restauruara së fundmi përmes donacioneve private, ajo e "Shën Barbulles" në Pllanë,  e "Shën Premtes" në Balldren, apo dhe shtëpia ku ka jetuar At Gjergj Fishta qëndrojnë të kyçura.

Për specialistin e Trashegimisë Kulturore në Lezhë Ded Margjoni objekte të tilla kanë vlera të jashtëzakonshme historike dhe duhet të jenë të hapura për vizitoret që kanë interes për këto asete.

"Ka disa objekte religjioze. Është kisha e Balldrenit, kisha e Pllanës të cilat janë restauruar nga fondacionet private me fondet e tyre. Ato duhet të aksesohen duhet të jenë të vizitueshme nga turistë pasi ka një afresk të vjetër të jashtëzakonshëm. E keqja është se ata që kryejnë punimet nuk na I lënë çelësat për të hyrë tek këto objekte", tha Ded Margjoni.

Janë 26 objekte historike që ruajnë statusin monument Kulture në Lezhë dhe që janë në varesi të Ministrisë së Kultures, por vetëm 10 prej tyre janë të hapura për publikun, mes tyre varri i Skëndërbeut dhe Kalaja e Lezhës. Në këto kushte Ministria e Kulturës dhe bashkia e Lezhës duhet të gjejnë një zgjidhje për administrimin e tyre me qëllim që këtë periudhë të sezonit të lartë turistik, vizitorët te kenë mundësi t’i shohin nga afër.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?