Ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi, dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Spiropali takim me Ambasadorin e Kosovës: Roli i Shqipërisë, zë i fortë për Kosovën në arenën ndërkombëtare

6 Shtator, 16:13| Përditesimi: 6 Shtator, 16:17

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur sot në ambientet e Kuvendit Ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.

Në këtë takim u diskutua për Kosovën si një prioritet kombëtar për Shqipërinë, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. 

"U theksua roli i Shqipërisë si një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe rëndësia e kontributit të përbashkët të të dy kuvendeve në proceset integruese euroatlantike', njoftoi zyra e shypit të Parlamentit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?