Kylian Mbappe në TV turk

Kylian Mbappe shfaqet në televizionin turk, ndihmon të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

2 Mars 2023, 22:27| Përditesimi: 2 Mars 2023, 22:28

  • Share

Kylian Mbappe i ka befasuar të gjithë duke u shfaqur në një nga televizionet turke që ishte duke mbledhur fonde në ndihmë të të prekurve nga tërmetet shkatërrimtare të muajit të shkuar. Sulmuesi i PSG-së dhe Framcës është shprehur se dëshiron të japë kontributin e tij që t'i kthejë buzëqeshjen fëmijëve që janë prekur.

“Ajo që ndodhi është një tragjedi vërtet e madhe. Duhet të ketë qenë një tragjedi shumë e madhe për imagjinatën tonë. E kam të vështirë të vlerësoj atë që kaluan personat e prekur. Detyra jonë sot është e jashtëzakonshme. Komuniteti botëror i futbollit do të bashkohet dhe do të mbështesë Turqinë dhe jo vetëm. Në këtë aspekt, ky program është i jashtëzakonshëm për mua, jam krenar që jam pjesë e tij. Unë do të përdor të gjitha mjetet që kam në dispozicion për të ndihmuar fëmijët. Si dikush që përpiqet të jetë gjithmonë i dobishëm, do të bëj më të mirën time edhe për Turqinë e Sirinë. Mendoj se gjithçka do të jetë shumë më mirë. Shpresoj se mund të bëjmë shumë fëmijë të qeshin përsëri”, tha Mbappe.

Kujtojmë se nga tërmetet në Turqi dhe Siri mbetën më shumë se 51 mijë viktima dhe mijëra të tjerë të pastrehë dhe të dëmtuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?