Kylie Jenner

VIP & Spektakël

Kylie Jenner largon mbushësit e buzëve, ja si duket ylli televiziv/FOTO

9 Korrik 2018, 17:52| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 18:03

  • Share

Bukuroshja 20-vjeçare Kylie Jenner ka publikuar fotografi gjatë fundjavës, fansat e kanë vërejtur se buzët e saja dukeshin më ndryshe.

Ylli televiziv i kishte mbushur buzët në moshën 16-vjeçare, sepse nuk ishte e kënaqur me buzët e saja të vogla.

“Kam pasur buzë shumë të vogla dhe një prej djemve që kam puthur për herë të parë më tha: ‘Nuk kam pritur të puthësh mirë, sepse ke buzë shumë të vogla”, kishte treguar asokohe Jenner.

Mirëpo, ajo tash e ka bërë të kundërtën, i ka larguar preparatet mbushëse nga buzët duke rikthyer formën e mëparshme.

“I kam larguar mbushësit”, ka shkruar Kylie në një koment pas shumë pyetjeve nga fansat në lidhje me ndryshimin në buzët e saj.


(Komenti i Kylie Jenner)

Fansat kanë e kanë mbështetur pjesëtaren e klanit Kardashian Jenner për këtë vendim duke thënë se duket më bukur se më parë.


(Kylie Jenner)

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?