Kylie Jenner publikon për herë të parë fotot e djalit, zbulon emrin që i ka vendosur

22 Janar 2023, 18:52| Përditesimi: 22 Janar 2023, 19:02

  • Share

Kylie Jenner ka publikuar për herë të parë foto të vogëlushit të saj. Prej kohësh në rrjet është komentuar fakti që Kylie kishte zgjedhur që ta mbante djalin e saj larg vëmendjes mediatike, por tashmë ajo ka publikuar disa foto, ndërsa ka zbuluar edhe emrin e veçantë që i ka vënë atij.

“Të dua Aire Webster”, ka shkruar Kylie.

Po çfarë kuptimi ka emri i djalit të Kylie Jenner dhe Travis Scott?

“Aire” është një emër hebraik që do të thotë “luan i Zotit”, sipas Nameberry.com.

Fillimisht, Jenner njoftoi se emri i djalit të saj ishte “Wolf”. Por dy muaj më vonë, ajo postoi një histori në Instagram duke thënë se kishte ndryshuar emrin e tij, duke shkruar “Thjesht nuk ndiheshim sikur ishte ai”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?