Kylie Jenner, Kobe Bryant dhe piloti i helikopterit

VIP & Spektakël

Kylie Jenner zbulon mes dhimbjes se aksidenti tragjik ku humbi jetën Kobe Bryant mund t'i kishte ndodhur edhe asaj

28 Janar 2020, 07:49| Përditesimi: 28 Janar 2020, 08:05

  • Share

Kylie Jenner, më e vogla e familjes Kardashian, ka zbuluar se edhe ajo kishte udhëtuar herë pas here me helikopterin që i mori jetën Kobe Bryant dhe vajzës së tij, ndaj kjo ngjarje tragjike mund t’i kishte ndodhur edhe asaj.

Teksa ka shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen e thellë për 9 personat që humbën nga ky aksident tragjik, Kylie thotë se udhëtonte herë pas here me atë helikopter dhe pilotin që humbi jetën nga kjo ngjarje tragjike.

“U prehshi në paqe! Lutje për familjet e tyre! Akoma s’mund ta besoj këtë. Ishte helikopteri me të cilin fluturoja herë pas here, me atë pilot, Ara. Ishte një burrë i mirë. Mbajini të dashurit tuaj pranë!”, shkruan Kylie e prekur krahas postimit.

Postimi ne instagram i Kylie Jenner

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?