Kronikë
Top 24

Lëvizje, largohet kreu i Policisë Kriminale, ja kush e zëvendëson

19 Mars 2018, 15:05| Përditesimi: 19 Mars 2018, 20:50

  • Share

TIRANE-Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit pas ardhjes së Ardi Veliut. Idajet Faskaj nuk do të mbajë më postin e drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale. Në vendin e tij emërohet Eduart Merkaj.

Merkaj ka qenë më parë drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Ndërsa Faskaj nga dita e sotme do të mbajë postin e drejtorit Departamentit të Marrëdhënieve ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.

d.b/shqiptarja.com

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?