Atentat, 57-vjeçari rrëzoi dy shtyllat e tensionit të lartë në hyrje të Laçit sepse i kërkonte qira OST: Janë në tokën time

3 Shkurt 2022, 11:48| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 15:26

  • Share

Rrëzimi i dy shtyllave të tensionit të lartë në hyrje të qytetit të Laçit ka qenë një veprim i qëllimshëm. Në këtë konkluzion ka dalë policia, pas veprimeve hetimore të kryera, ndërsa në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga një person, Sandër Nezha 57 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Nezha dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse, si pllakat e bullonat, ku  si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këto zona.

Dyshimet janë se 57-vjeçari e ka rrëzuar shtyllën e cila ishte në pronën e tij, pasi pretendonte të merrte qira nga Operatorin i Transmetimit të Energjisë dhe prej kohësh kishte patur konflikte më këta të fundit. Ndërkohë në deklarimet e tij gjatë marrjes në pyetje në polici, ai ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa  materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit elektrik".

Dy shtyllat e tensionit të lartë në hyrje të Laçit u rrezuan mbrëmjen e së martës e për pasoja kanë ngelur pa energji elektrike disa zona në Lezhë e Kurbin, ndërsa OST po punon për riparimin e shtyllave dhe vënien në funksion të linjës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • pronari: 07/02/2022 18:08

    Ato shtylla jane ne token e 57 vjecarit. Askush nuk ka te drejte te vije ne token time e te ngule shtylla e hunj, apo c'ti teket. Iku koha e diktatures. Keta kujtojne se jane akoma ne kohen e xhaxhit.

    Përgjigju
  • Maks: 03/02/2022 19:41

    Rrezimi i ketyre shtyllave hyn ne terrorizem dhe personi qe beri kete e kap neni i terroristit te rrezikshem

    Përgjigju
  • teo: 03/02/2022 14:20

    rrezimi i atyre shtyllave eshte kercenim i sigurise kombetare. dhe jo prishje rrjeti elektrik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?