‘La gruan me fëmijë, jeton me një tjetër në Greqi’/Humbet fieraku Edison Xhulaj, nëna apel të birit live

25 Shkurt 2021, 17:38| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 22:50

  • Share

Edison Xhulaj foli për herë të fundit me familjen e tijnë fillim të muajt janar të vitit 2020 nga ishulli i Kretës, në Greqi. Nëna e tij Vasilika Xhulaj ngre dyshimet se zhdukja e tij është e qëllimshme, pasi i riu la bashkëshorten me djalin 3-vjecar në Shqipëri dhe ka nisur një jetë të re me një tjetër vajzë nga Fieri, më të madhe në moshë. Këtë informacion familja e ka zbuluar përmes rrjetit të tij social facebook.

Na thanë se kishte nisur jetesë me një vajzë 36-vjeçare. Unë e kam të vështirë ta besoj këtë informacion. Edisoni im nuk do e braktiste kurr djalin. Nipi më telefonon  cdo ditë dhe më pyetë për babain. Sdi cfarë përgjigje ti jap, më dhëmb shpirti.

Pas zhdukjes së së riut, nusja e tij ka emigruar në Greqi për të nisur kërkimet, por ka kaluar më shumë se një vit dhe ende nuk ka një gjurmë të Edisonit.

Jetonte me shokët në Kretë dhe gjithnjë merrte me numër privat. Ndoshta edhe mund ta kenë vrarë. Kam shumë frikë, ndoshta dicka i ka ndodhur, pasi nuk rrinte pa telefonuar Edisoni. Ai mezi priste të vinte në Shqipëri të na takonte.

Kush ka informacion është i lutur të kontaktojë në redaksinë e emisionit “ Pa Gjurmë” 

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698

Në tel: 0444 17 778

si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në adresën tonë në facebook: "https://www.facebook.com/pagjurme/"GjurmëHYPERLINK "https://www.facebook.com/pagjurme/" Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00 nga hena deri në te premte

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?