CEO i Interit Guiseppe Marotta

La Interin për Paris SG, Marotta thumbon Skriniar-in: Shiriti i kapitenit përcjell vlera

10 Shkurt 2023, 13:58| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 14:00

  • Share

Njeriu kyç i merkatos së Interit Guiseppe Marotta ka folur së fundmi për shiritin e kapitenit duke iu referuar Skriniar, mbrojtësit i cili refuzoi të rinovonte duke kaluar në verë te Paris SG, me zikaltërit që nuk do përfitojnë asnjë qindarkë.

Sllovaku mbante shiritin e kapitenit më herët, por kur shpërtheu çështja e largimit klubi ia hoqi duke ia kaluar Lautaro Martinez për faktin edhe sepse Handanovic dhe Brozovic ishin të dëmtuar.

“Shiriti i kapitenit mban brenda vlera, të cilat duhet t’i ketë çdo lojtar që e mban në krah. Kush nuk është në gjendje të tregojë dhe të ndiejë përkushtim dhe dashuri ndaj ngjyrave që mban veshur dhe ndaj klubit në të cilin luan, nuk mund të synojë të jetë kandidat për kapiten”, ka qenë mesazhi i drejtuesit, që më pas ka folur edhe për rinovimet.

“Unë optimist për rinovimet? Gjithmonë”, ka dribluar duke qeshur Marota pyetjet, me Bastonin e Çalhanoglunë që janë të radhës për zgjatjen e kontratës në klubin zikaltër.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?