Festa e Shkumbinit në Patos

La kalçeton dhe u kthye në futbollin e madh pas nëntë vitesh, 42 vjeçari mbron portën në Kategorinë e Dytë! Ishte tërhequr nga sporti

17 Tetor 2022, 19:33| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 19:34

  • Share

Shkumbini fitoi 0-3 me Albpetrolin në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar. Pjesë e suksesit te miqtë ishte edhe Irakli Toçi, portieri që luajti si titullar edhe pse 42 vjeç. Interesant është fakti se veterani hoqi dorë nga futbolli profesionist në 2013, pra nëntë vite më parë kur ishte pjesë e Elbasanit në Kategorinë e Parë asokohe.

Tanimë pas nëntë vitesh pauze, Toçi iu përgjigj ftesës së trajnerit Hetlem Çapja për t'u rikthyer në ligën e tretë të futbollit në Shqipëri. Gardiani nuk ka mbetur pas me formën, teksa ka qenë pjesë e futbollit amator në këto vite. Shkumbini, i ndodhur në emergjencë për rolin e katërkëndëshit pas daljes me karton të kuq një javë më parë të Argjent Hasfatija, ia ka besuar portën Toçit që nuk i tha "jo" ftesës. Nuk dihet nëse Toçi do vijojë të jetë pjesë e peqinasve për ndeshjet e radhës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?