Pasi tronditi Italinë duke dhënë dorëheqjen Roberto Mancini pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite. Mediat italianë shkruajnë se trajneri ka pranuar ofertën 3-vjeçare nga e cila do përfitojë 120 milionë euro në total, ose 40 në një sezon.
Teksa fliste për dorëheqjen Mancini tha se ‘ishte për arsye personale’, por ky shpjegim i shkurtër ka irrituar shumë italianë, por edhe mediat atje që kanë kritikuar trajnerin. Ata thonë se 40 milionë eurot në sezon nuk janë më të mëdha se kombëtarja e Italisë, që është e shenjtë për shumë tifozë.