LA Lakers - Memphis Grizzlies

LA Lakers dhe Clippers fitore të mëdha në fazën 'play-off' të NBA

17 Prill 2023, 14:01| Përditesimi: 17 Prill 2023, 14:02

  • Share

Skuadrat nga Los Angeles, LA Lakers dhe LA Clippers e kanë nisur mbarë fazën "play-off" në elitën e basketbollit amerikan NBA, duke triumfuar në ndeshjet e para në udhëtim. Lakers kanë marrë një fitore spektakolare në udhëtim kundër Memphis Grizzlies me 16 pikë diferencë 112-128.

Ka qenë një ndeshje e barabartë deri në dy minutat e fundit kur Lakers finalizuan disa aksione dhe ngritën epërsinë. Ylli japonez, Rui Hachimura është futur nga banka rezervë për të shkëlqyer në këtë ndeshje me 29 pikë, gjashtë kërcime e një asistim.

Fitore shumë të rëndësishme ka marrë edhe Los Angeles Clippers në fushën e Phoenix Suns me pesë pikë diferencë 110-115. Më i miri për fitoren e Clippers ishte Kawhi Leonard me 38 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?