Yjet e Los Angeles Lakers në NBA

Sport

LA Lakers ndryshon pronar pas 46 vitesh, shitja kap shifra marramendëse

19 Qershor, 10:40| Përditesimi: 19 Qershor, 10:46

  • Share

SHBA - Los Angeles Lakers, një nga klubet më ikonike dhe më të suksesshme në NBA, është gati të ndryshojë pronar pas 46 vitesh.

Ishte viti 1979 kur Jerry Buss bleu Los Angeles Lakers nga Jack Kent Cooke për plot 67.5 milionë dollarë. Sot, 46 vite më vonë dhe plot 12 vite nga vdekja e pronarit legjendar, familja Buss nuk ka më shumicën e aksioneve të Lakers.

Sipas disa medieve amerikane familja Buss ka gjetur një akord me Mark Walter, shefin ekzekutiv të “TWG Group”, për të shitur shumicën e aksioneve të ekipit kalifornian për plot 10 miliardë dollarë.

Marrëveshja ende duhet të ratifikohet nga NBA, e cila ka të drejtën e vetos për çdo transferim të pronësisë së ekskluziviteteve të saj. Sipas 'thashethemeve', Jeanie Buss do të mbetet si “Guvernatore”, duke përfaqësuar Lakers në takimin e pronarëve të NBA.

Me Jerry Buss në krye, Lakers përjetuan vitet e “showtime” dhe 5 titujt e fituar me Magic Johnson. Pastaj edhe 5 tituj me Shaquille O’Neal, Kobe Bryant dhe Phil Jackson si simbole të klubit. Në fund edhe titulli i ardhur në vitin 2020 me LeBron James.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?