Jasir Asani

La Liga një ëndërr, shtohen kërkesat arabe për Jasir Asanin

19 Korrik, 14:51| Përditesimi: 19 Korrik, 14:52

  • Share

Jasir Asani është dëshirë e shumë klubeve. Pasi siguroi "lejen" e Gwangju dhe një dritë jeshile për të ndërruar skuadër, ylli i Kombëtares lidhet me një kalim në La Liga, pikërisht me Las Palmas.

Ndërkohë që një ofertë për të ka mbërritur edhe nga Turqia, me Hatayspor që e do në ekip dhe ka një ofertë konkrete për të. Alternativë për Asanin mund të jetë edhe Arabia Sadite, ku dy klube kanë shfaqur interes për të, ndërkohë që interesim ka dhe nga Dubai.

Asani numëron 17 ndeshje me fanellën e Shqipërisë, duke shënuar 4 gola e duke dhënë 5 asist. 29-vjeçari u grumbullua për herë të parë nga Sylvinho marsin e vitit të shkuar, por menjëherë u kthye në protagonist te skuadra kuqezi, duke dhënë një kontribut të madh në kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?