La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi të martën (13 maj) tre ndeshjet e para për raundin e 36-të. Tri pikë për Celta Vigon që hedh një hap të rëndësishëm për një pozicion në Conference League sezonin e ri. Sukses për Sevillan dhe Gironan në "luftën" për të mbijetuar në elitën e futbollit italian.
Në "San Sebastian" baskët e Real Sociedad u befasuan duke u mposhtur 0-1 nga Celta Vigo. Goli i Alfonso Gonzalez në minutën e 44-t vendosi përballjen, me Celta Vigon që me 52 pikë mbetet në pozitën e shtatë që të dërgon në Conference League. Nga ana tjetër Sociedad në pozitën e 12-të është pa objektiva.
Në "Sanchez Pizjuan" ishte Sevilla që mposhti 1-0 Las Palmasin në garën për mbijetesë. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Alvaro Pascual në minutën e 52-të të ndeshjes dhe me këtë sukses e shohin veten me 41 pikë në vendin e 14-të, shtatë pikë më shumë se zona e mbijetesës. Las Palmas me 32 pikë mbetet në pozitën e parafundit.
Ndërkohë, këtë të mërkurë Barcelona mund të shpallet zyrtarisht kampione e Spanjës, nëse Real Madrid nuk ia del të mposhtë Mallorcan në "Bernabeu".
La Liga, raundi 36-të:
E martë, 13 maj 2025
Valladolid 0-1 Girona
Real Sociedad 0-1 Celta Vigo
Sevilla 1-0 Las Palmas
Renditja:

Komente