GOLAT/ Real Madridi rikthehet në krye të renditjes, fiton 1-2 ndaj Las Palmas! Barcelona turpërohet 3-5 nga Villarreali në 102 minuta të 'çmenura'

27 Janar, 18:50| Përditesimi: 27 Janar, 23:02

  • Share

La Liga në Spanjë zhvilloi këtë të shtunë katër duele në orare të ndryshme. Gjithçka nisi në orën 14:00 në "San Sebastian", aty ku Real Sociedad barazoi 0-0 me Rayo Vallecanon. Po sot, Real Madridi fitoi 1-2 në transfertë ndaj Las Palmas dhe rimerr kreun e renditjes me 54 pikë. Në 18:30 Barcelona humbi 3-5 ndaj Villarrealit në shtëpi, duke bërë një figurë të keqe pas eliminimit nga Kupa.

Real Madridi është rikthyer në krye të La Ligas, kjo pas fitores 1-2 në udhëtim kundër Las Palmas. Në Canarie, të verdhët shënuan të parët në minutën e 53 me Javier Munoz. Goli i vendasve shokoi për disa çaste djemtë e Ancelottit, teksa dërgoi në festë të pranishmit në stadium. "Galaktikët" e treguan edhe njëherë forcën e tyre dhe ia dolën të marrin tri pikë me përmbysje. Së pari, Vinicius Junior në të 65 minutë vendosi ekuilibrat, ndërsa Tchouameni në të 84 minutë i dha shansin Realit që me golin e tij të ngjiten në krye të La Ligas me 54 pikë, dy pikë më shumë se Girona që ka edhe një ndeshje për të luajtur.

Barcelona humbi 3-5 me Villarrealin në një ndeshje "të çmendur", me përmbysje dhe ripërmbysje. Dueli në "Lluis Campanys" u zhbllokua në të 41 minutë nga miqtë, që morën epërsinë me Morenon. Sërish Villarreal në të 54 minutë shënoi për 0-2 me Akhmatch. Kur u duk se Barça ishe e thyer, katalanasit u zgjuan dhe në harkun e 11 minutave shënuan tre herë duke përmbysur sfidën në 3-2 me Gundogan në të 60', Pedri në të 68' dhe autogolin e Baillyt në të 71 minutë.Fundi i ndeshjes ishte dramatik për Xavin dhe të tijtë, që pësuan tre gola të tjerë. Guedes në minutën e 84, Sorloth në të 99 minutë dhe Morales në 90+11 i dërguan shifrat në 3-5.Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, Barça pëson një tjetër humbje dhe me 44 pikë mbetet në vendin e tretë, dhjetë pikë pas Real Madridit kryesues. Duket se pozitat e Xavit janë lëkundur në stolin katalanas.

La Liga, java 22:

E shtunë

14:00 Real Sociedad 0-0 Rayo Vallecano

16:15 Las Palmas 1-2 Real Madrid

18:30 Barcelona 3-5 Villarreal

21:00 Mallorca 0-1 Betis

Renditja:

Ora 20:47
VIDEO/ 102 minuta lojë dhe spektakël në fushë, Barcelona humbet 3-5 në shtëpi nga Villarreal


Barcelona humbi 3-5 me Villarrealin në një ndeshje "të çmendur", me përmbysje dhe ripërmbysje. Dueli në "Lluis Campanys" u zhbllokua në të 41 minutë nga miqtë, që morën epërsinë me Morenon. Sërish Villarreal në të 54 minutë shënoi për 0-2 me Akhmatch. Kur u duk se Barça ishe e thyer, katalanasit u zgjuan dhe në harkun e 11 minutave shënuan tre herë duke përmbysur sfidën në 3-2 me Gundogan në të 60', Pedri në të 68' dhe autogolin e Baillyt në të 71 minutë.

Fundi i ndeshjes ishte dramatik për Xavin dhe të tijtë, që pësuan tre gola të tjerë. Guedes në minutën e 84, Sorloth në të 99 minutë dhe Morales në 90+11 i dërguan shifrat në 3-5.

Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, Barça pëson një tjetër humbje dhe me 44 pikë mbetet në vendin e tretë, dhjetë pikë pas Real Madridit kryesues. Duket se pozitat e Xavit janë lëkundur në stolin katalanas.

Ora 18:18
Real Madridi përmbys 1-2 Las Palmasin në udhëtim, 'Galaktikët' rikthehen në krye të La Ligas (VIDEO)


Real Madridi është rikthyer në krye të La Ligas, kjo pas fitores 1-2 në udhëtim kundër Las Palmas. Në Canarie, të verdhët shënuan të parët në minutën e 53 me Javier Munoz. Goli i vendasve shokoi për disa çaste djemtë e Ancelottit, teksa dërgoi në festë të pranishmit në stadium. "Galaktikët" e treguan edhe njëherë forcën e tyre dhe ia dolën të marrin tri pikë me përmbysje. Së pari, Vinicius Junior në të 65 minutë vendosi ekuilibrat, ndërsa Tchouameni në të 84 minutë i dha shansin Realit që me golin e tij të ngjiten në krye të La Ligas me 54 pikë, dy pikë më shumë se Girona që ka edhe një ndeshje për të luajtur.

 

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?