Festa e Mbappe dhe Modric

Sport

La Liga/ Villarreal mposht 2-3 kampionët e Barçës, tri pikë për Real Madrid e Atletico! Mësohen pesë skuadrat që shkojnë në Champions

18 Maj, 21:37| Përditesimi: 18 Maj, 21:39

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi të dielën e 18 majit dhjetë ndeshjet e javës së 37-të. Në orën 19:00 të gjitha skuadrat zbritën në fushë, teksa do jetë raundi i fundit javën që vjen ai që do vendos të gjitha verdiktet, ndërsa pesë skuadrat që Spanja dërgon në Champions League tanimë janë mësuar.

Në "Lluís Companys" kampionët e Barcelonës u pritën me "tunelin e nderit", por zhgënjyen në shtëpi duke u mposhtur 2-3 nga Villarreal. "Nëndetësja e Verdhë" u pa me më shumë dëshirë në fushë dhe zhbllokoi shifrat me Perez pas vetëm katër minutave lojë, para se Yamal me një supergol dhe Fermin Lopez të përmbysnin ndeshjen në pjesën e parë. Miqtë u futën në fushë me më shumë besim dhe Comesana e Buchanan përmbysën ndeshjen në 2-3 duke befasuar kampionët e saposhpallur të Barcelonës në shtëpi.

Në "Sanchez Pizjuan", Real Madrid fitoi 0-2 kundër Sevillas. Vendasit e mbyllën me dy lojtarë më pak, ndërsa për "Galaktikët" shënuan Mbappe dhe Bellingham. Kylian Mbappe ka siguruar "Këpucën e Artë" pasi një javë nga fundi i sezonit ka shënuar 29 gola në 33 ndeshje.

Kur mbetet edhe një javë nga fundi i La Ligas, pak verdikte kanë mbetur në lojë. Pesë ekipet që do marrin pjesë në Champions janë: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Bilbao dhe Villarreal.

Betis i vendit të gjashtë do marrë pjesë në grupet e Europa League, po ashtu edhe vendi i shtatë, për të cilin janë ende në garë Celta Vigo, Rayo Vallecano dhe Osasuna.

Ndërkohë që mbetet për t’u përcaktua edhe ekipi i tretë që do të shkojë në La Liga 2. Espanyol renditet në vendin e 17-të me 39 pikë, ndërsa Leganes renditet në vendin e 18-të me 37 pikë. Në javën e fundit, Espanyol pret në shtëpi Las Palmas ndërsa Leganes pret Valladolid. Si Las palmas dhe Valladolid do të luajnë në La Liga 2 sezonin e ri.

La Liga, raundi 37-të:

E diel, 18 maj 2025

Atletico Madrid 4-1 Betis

Barcelona 2-3 Villarreal

Celta Vigo 1-2 Rayo Vallecano

Las Palmas 0-1 Leganes

Mallorca 1-2 Getafe

Osasuna 2-0 Espanyol

Real Sociedad 3-2 Girona

Sevilla 0-2 Real Madrid

Valencia 0-1 Athletic Bilbao

Valladolid 0-1 Alaves

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?