‘La Macchina delle Immagini di Afredo C’, shfaqet premierë në Shkodër, Roland Sejko: Imazhet e rralla të Shqipërisë të viteve 1920-1940

5 Qershor 2022, 16:33| Përditesimi: 5 Qershor 2022, 16:42

  • Share

Filmi i Roland Sejkos, "La Macchina delle Immagini di Afredo C" (Kutia e imazheve të Alfredo C.)  ka përmbyllur aktivitetet e edicionit të 5-të të “Ekranit të Artit” në Shkodër.

“La macchina delle Immagini di Alfredo C.” ka në qendër historinë e një kameramani italian që mbërrin në Shqipëri me pushtimin fashist e mbahet “peng” bashkë me shumë italianë të tjerë. Kur regjimi i Enver Hoxhës mbylli kufijtë detyrohet ti shërbejë propagandës së regjimit komunist në Shqipëri.

"Prania e imazheve të Shqipërisë nga mesi i viteve 1920 deri në 1940 në Institutin Luce në Itali ka të bëjë me raportet mes dy vendeve. Këtro imazhe janë një pasuri e madhe sepse nuk ka forma të tjera për të parë Shqipërinë e asaj kohe. Prania e "Luce"-ss ka bërë që ne të kemi mundësi për ta rrëfyer historinë e asaj kohe", tha regjisori Sejko, ndërsa shton se "duke sjellë të shkuarës dalin mjaft mësime për të tashmen".

Për realizimin e filmit janë marrë materiale filmike nga Arkivi historik "Luce", ku Sejko punon prej disa vitesh, ndërsa roli kryesor i është besuar aktorit Pietro De Silva. Filmi është transmetuar në kinematë italiane dhe ka marrë pjesë ne disa festivale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?