Që pas arrestimit për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli e më pas vendimi për t’iu përkushtuar fesë islame, ish-reperi Fero është kthyer në qendër të vëmendjes.
Lajm i cili për të gjithë erdhi si një surprizë, në një situatë të tensionuar mes çiftit të njohur të shoëbizit u duk se mund të rregullonte marrëdhënien e tyre.
Rikthimi i tij, i penduar pranë fesë dhe zotit sic edhe ai vetë e ka pranuar duket se ka ndryshuar tërësisht jetën e repertit të njohur.Tashmë çdo postim i tij në rrjete sociale i kushtohet fesë.
Fillimisht u aludua se çifti ka nisur divorcin, por çdo gjë mori kthesë kur në media qarkulluan ku të dy u panë pranë njëri-tjetrin, pasi reperi doli nga burgu.Megjithatë në një postim të fundit, reperi hedh poshtë zërat për një rikthim me modelen duke u shprehur se ai tashmë nuk ka asnjë lidhje me të.
Ai shtoi se tashmë kanë nisur jetën në dy rrugë të ndara dhe se kanë respekt të ndërsjellët pasi edhe janë prindër të një vajze.
“Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam mysliman dhe nuk kam lidhje me te. Ajo zgjodhi jetën e saj”, ka shkruar Fero në postim.