La pa mbuluar me specialistë zonën, procedohet përgjegjësi i pyjeve dhe dy persona të tjerë në Dibër

28 Qershor 2020, 12:25| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 12:28

  • Share

Dy persona janë proceduar penalisht në Dibër pasi janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore pa lejen përkatëse.

Task Forca e ngritur për këtë qëllim ka proceduar shtetasin L. L, 40 vjeç, banues në Selishtë, pasi është konstatuar duke shkarkuar nga kamioni tip Ifa 6 m3 lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës. Sakaq një tjetër shtetas A. B, 38 vjeç, banues në Peshkopi, është proceduar pasi u konstatua duke transportuar 8 m3, lëndë drusore, me automjetin tip Ifa, pa dokumentacion përkatës.

Për shkak të ngjarjes së fundit është proceduar penalisht shtetasi V. T., 51 vjeç,  banues  Peshkopi, me detyrë Përgjegjës i Inspektoratit të Pyjeve dhe Kullotave,  pasi me veprimet e tij ka lënë pa mbuluar me specialist e punonjës pyjesh zonën pyjore të njësisë Administrative Selishtë, ku janë vërejtur disa raste të prerjeve të paligjshme të pyjeve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?