Piloti i Red Bull Max verstappen

Sport

La pas 2 makinat McLaren, Verstappen rikthehet protagonist! 'Pole-position' në Britaninë e Madhe

5 Korrik, 17:59| Përditesimi: 5 Korrik, 18:03

  • Share

4 herë kampioni i botës Max Verstappen do të niset nga vendi i parë të dielën në Çmimin e Madh të Silverstone. Piloti i Red Bull, që në garën e fundit nuk u rendit pasi doli jashtë piste si pasojë e përplasjes me Antonellin, la pas dy makinat McLaren. Oscar Piastri u rendit i dyti, ndërsa Lando Norris rregjistroi kohën e tretë më të shpejtë.

Pas kësaj 3-she do të niset George Rusell, ndërsa nga rreshti i tretë do të jenë dy makinat Ferrari. Në vendin e 5 Leëis Hamilton dhe në vendin e 6 Charls LeClerck. Çmimi i Madh i Silverstone në Britani do të nisë të dielën duke filluar nga ora 16:00.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?