La PD jashtë zgjedhjeve të 14 majit, Celibashi: Vendimi nuk ishte i vështirë për t'u marrë! E kam paralajmëruar më shumë se 1 muaj më parë

15 Mars 2023, 14:07| Përditesimi: 15 Mars 2023, 14:17

  • Share

 

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka komentuar vendimin përfundimtar që mori duke lënë PD jashtë zgjedhjeve të 14 majit duke thënë se nuk ishte i vështirë për tu marrë pasi gjendet lehtësisht në Kodin Zgjedhor. Por e konsideron të vështirë për atë çka përfaqëson pasi lë partinë më të madhe opozitare jashtë zgjedhjeve vendore. 

Në një intervistë për ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga tha se e ka paralajmëruar këtë situatë më shumë se 1 muaj më parë.

Celibashi: Ka qenë një vendim shumë i vështirë për tu marrë në kuptimin e asaj çka përfaqëson por i lehtë në kuptim të asaj që si u prodhua ky vendim dhe besueshmëria. Në aspektin ligjor vendimi që lehtësisht e gjen në Kodin Zgjedhor. Është vendim që në një mënyrë ose tjetër e kam paralajmëruar rreth 1 muaj e pak më para dhe e kam thënë që PD duke parë e vlerësuar situatën ligjore në të cilën ndodhej, dukej ose kishte premisa që të ishte në situatën e mos regjistrimit si subjekt zgjedhor.

Minga: Pse duket sikur palët s’po e merrnin seriozisht?

Celibashi: Nuk di të them nëse e kanë vlerësuar me seriozitet por fakti është që nuk kanë bërë atë që do të duhej. I ka munguar interesi, dëshira apo vullneti nuk di ta them. Fakti është që jemi në këtë situatë kur nga pikëpamja ligjore çështja e atij që ka të drejtën për tu regjistruar në KQZ nuk ka qenë kaq e qartë sa dikush tjetër e konsideron.


Lajmi kryesor:

14 maji, Celibashi në Report Tv: Mosregjistrimi i PD i bazuar vetëm në ligj, nëse Basha firmos edhe tani e pranojmë! Nuk patën vullnetin për ta zgjidhur


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?