Një nënë 22-vjeçare me origjinë shqiptare është vënë në pranga nga policia e Selanikut, pasi la në makinë për 40 minuta fëmijën e saj 4-muajsh.
Nëna e re së bashku me shoqen e saj 27-vjeçare kishin dalë për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaias në Selanik dhe për të mos e marrë me vete foshnjën e vogël e kanë lënë vetëm në makinë.
Fëmija ishte mbyllur në makinën e parkuar jashtë dyqanit, me dritaren gjysmë të hapur dhe ka qëndruar aty vetëm për më shumë se 40 minuta derisa një kalimtar e ka parë dhe ka njoftuar policinë.
Për këtë arsye oficerët e policisë në Selanikun arrestuan nënën 22-vjeçare të foshnjës 4-muajshe dhe mikeshën e saj 27-vjeçare për ekspozimin e një të mituri në rrezik, të dyja me origjinë shqiptare.
Bravo policia qe beri arrestimin ,rrugacet nuk din te mbajn nj foshnje te pakten 15 vjet burg ti denojn
PërgjigjuMë mirë jëmija rritet pa nënë ,se me një nënë të till Mas extreme.
Përgjigju