Depozita të 'Nordic Storage'

Bota

'La Petrolifera Italo Rumena S.p.A.', blen 'Nordik Storage AB' dhe zgjerohet në tregun skandinav të karburanteve! PIR kompania mëmë e ''PIA'' në Vlorë

20 Gusht 2024, 21:17| Përditesimi: 21 Gusht 2024, 09:07

  • Share

RAVENNA - “La Petrolifera Italo Rumena S.p.A.” (PIR), kompania mëmë e “Le Petrolifera italo albanese (PIA)”, që operon në Vlorë që prej vitit 2009,  njofton blerjen e Aquarius Energy të Nordic Storage AB, një kompani suedeze që menaxhon shtatë depo magazinimi materialesh të lëngshme  në Suedi dhe Danimarkë.

Marrëveshja u arrit përmes një kompanie tjetër suedeze aktive në këtë sektor, “InterTank Nordic AB”, mbi të cilën PIR ka marrë paraprakisht kontrollin. “Nordic Storage AB” është një nga kompanitë më të mëdha të magazinimit të produkteve likuide të ndryshme me shumicë në Skandinavi, me një kapacitet prej mbi një milion metra kub.

Depot “Nordic Slaughter” janë të vendosura në vendndodhje strategjike, përgjatë brigjeve të Suedisë (Göteborg, Helsingborg, Malmö, Norrköping, Oskarshamn dhe Gävle) dhe në Aalborg, Danimarkë.

“Nordic Storage” ofron shërbime për një gamë të gjerë produktesh, energji (distilate, karburantet e aviacionit, biokarburantet, vajrat vegjetale, vajrat e karburantit) dhe produktet kimike.

PIR, i themeluar në Ravenna në vitin 1920, ofron shërbime të magazinimit dhe trajtimit të sasive të mëdha të lëngjeve nëpërmjet magazinave të veta të vendosura në Italinë Veriore, në Ravena dhe Xhenova, në Shqipëri në Vlorë dhe në Tunizi e Zarzis.

Me këtë blerje të fundit, Grupi PIR dyfishon edhe kapacitetin e tij të ruajtjes, duke arritur një total prej rreth 2 milionë metra kub, midis Detit Mesdhe dhe Skandinavisë. 

Njoftimi nga kompania PIR, për blerjen e 'Aquarius Energy' të 'Nordic Storage AB'

A.Q/xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?