Bota

'La' presidenten e Komisionit Evropian pa karrige, kryeministri italian etiketon si' diktator’ Erdoganin

9 Prill 2021, 09:27| Përditesimi: 9 Prill 2021, 09:32

  • Share

Marrëdhëniet Italo-turke u tensionuan dukshëm pas etiketimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan një "diktator" nga ana e kryeministrit Italian Mario Draghi,  ndërsa kritikonte atë si autoritar për trajtimin që i bëri presidentes të Komisionit Evropian gjatë takimit të martën.

Ursula von der Leyen ishte në Ankara së bashku me shefin e Këshillit Evropian Charles Michel për një takim me Erdogan për të diskutuar marrëdhëniet Turqi-BE.

Pamjet të xhiruara brenda pallatit presidencial treguan të dy burrat të zënë vendet kryesore së bashku ndërsa Von der Leyen u ‘detyrua’ të ulej larg nga burrat në një divan.

I pyetur për incidentin në një konferencë Draghi tha " Jam tejet i pakënaqur nga poshtërimi që Presidentja Von der Leyen përjetoi. Por kur ka të bëjë me këta diktatorë ... duhet të jesh i prerë në shprehjen e ndryshimeve të pikëpamjeve …por gjithashtu i gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të siguruar interesat e vendit të vet. "

Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu u përgjigj në Twitter duke thënë  "Ne dënojmë me forcë retorikën e papranueshme populiste të Kryeministrit Italian Draghi dhe deklaratat e tij të shëmtuara për Presidentin tonë të zgjedhur nga populli".

Erdogan është përballur me një valë kritikash pas incidentit, veprim i cili erdhi menjëherë pasi ai tërhoqi Turqinë nga Konventa e Stambollit, një traktat ndërkombëtar për parandalimin e dhunës në familje.

Megjithatë Turqia pretendon se respektoi "kërkesat e palës BE" dhe se njësitë e protokollit të të dy palëve punuan së bashku.

Këshilli Evropian lëshoi ​​një deklaratë të Enjten duke pretenduar se shërbimi i tij nuk kishte qenë në gjendje të shihte dhomën e takimeve sepse Turqia e konsideronte atë "shumë afër zyrës së Presidentit ".

Kjo sjellje e tij nuk çuditi një numër eurodeputetësh , por mos reagimi i Charles Michel shkaktoi reagime më shumta. Ai nuk ia ofroi vendin e tij Von der Leyen – presidentes së parë femër të Komisionit Evropian - pavarësisht se të dy ishin në rang të barabartë. Ai tha se ishte "i trishtuar", por nuk kërkoi falje.

Komento

Komente

  • Iris: 10/04/2021 01:45

    Mbaju Erdogan,mos ki frike,se ke ne krah vella Ramen e Shqiperise!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?