Bota

La Repubblica: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe nga vendet e tjera

4 Janar, 10:15| Përditesimi: 4 Janar, 15:31

  • Share

Bllokimi i TikTok në Shqipëri ndryshon nga të gjitha rastet e tjera. Është ndryshe nga 20 bllokime të tjera që TikTok ka parë deri më tani në mbarë botën. Jo për shkak të kohëzgjatjes (e menjëhershme) apo për efektet (zbatimi për të gjithë, pa përjashtim), por për motivet. Qeveria e Tiranës ndaloi përdorimin e këtij rrjeti social në nivel kombëtar për një vit të tërë, duke shprehur shqetësime për ndikimin që ka mbi shëndetin mendor të të rinjve, veçanërisht adoleshentëve.

“Problemi sot nuk janë fëmijët tanë. Problemi jemi ne. Problemi është shoqëria jonë dhe çfarë po bëhet ajo. Problemi sot është TikTok dhe të gjitha mjetet e tjera që po marrin peng fëmijët tanë,” deklaroi kryeministri Edi Rama.

Vrasja e 14 vjeçarit ka zanafillën tek rrjetet sociale

Gjithçka filloi nga një ngjarje tragjike. Më 20 nëntor, një 14-vjeçar nga Tirana u vra me thikë nga një moshatar i tij. Fillimisht ata ishin sfiduar në rrjete sociale me video, ndërsa ndjekësit e tyre i kishin nxitur të vepronin. Reagimet dhe inkurajimet digjitale e transformuan dhunën në një akt fizik, duke rezultuar në një vrasje me 24 goditje me thikë. Ngjarja tronditi opinionin publik shqiptar, jo vetëm për shkak të dhunës së pashembullt, por edhe për shkak të nxitjes së saj nga të rinj që krijuan kushte për këtë tragjedi.

Më 25 dhjetor, një muaj pas ngjarjes, kryeministri Rama miratoi ligjin që ndalon përdorimin e TikTok në Shqipëri për një vit. TikTok kundërshtoi vendimin, duke thënë se nuk ka prova që lidhin vrasjen me përdorimin e platformës.

Kritika dhe akuza për censurë politike

Edi Rama, kryeministër dhe lider i Partisë Socialiste, u përball me kritika nga opozita dhe figura të tjera politike. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri i Partisë Demokratike e quajtën këtë ndalim “censurë politike”, duke pretenduar se TikTok përdoret gjithashtu për fushata politike. Arlind Qori, kryetar i partisë Bashkë, , parti e lindur në të majtë në 2022 gjithashtu kritikoi masën, duke theksuar ndikimet negative ekonomike që mund të ketë për bizneset e vogla që përdorin platformën për marketing.

Ndërkohë po qarkullojnë analiza të ndryshme për ndikimin ekonomik që mund të sjellë ky ndalim, duke qenë se shumë biznese të vogla, shumë tregtarë përdorin platformën për të shitur produkteve.

Rama nuk kthehet më pas

Pavarësisht kritikave nga mediat ndërkombëtare, përfshirë ato perëndimore dhe ruse, Rama qëndron i vendosur. Ndryshe nga vendet si SHBA, Kanadaja dhe Australia, të cilat kanë ndaluar TikTok vetëm për zyrtarët shtetërorë, Shqipëria ka marrë këtë hap për të parandaluar përhapjen e dhunës dhe ndikimeve negative kulturore.

Gjithsej sot janë rreth 20 shtete që e kanë ndaluar. India hodhi hapin në vitin 2020, nga frika e ndërhyrjeve të mundshme kineze në jetën politike kombëtare. Kombe të tjera pasuan. Nepali. Australia. Kanadaja. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ndaluar përdorimin e TikTok në pajisjet e personave që punojnë për institucione. Mbretëria e Bashkuar bëri të njëjtën gjë. Por Shqipëria është një rast më vete. Vendimi është marrë për të shmangur përhapjen e kulturës së dhunës. “Pervesitetet”, siç lexohet në motivacionin zyrtar.

Raporte të ndryshme nuk flasin për perversitete, por për efekte të thella psikologjike. Njëri i përmendur nga Amnesty International nëntorin e kaluar shkaktoi shumë diskutime. Duke cituar disa studime, ai shpjegoi se si sistemi i rekomandimit të përmbajtjes së TikTok dhe “praktikat e tij invazive të mbledhjes së të dhënave” përfaqësojnë “një rrezik për përdoruesit e rinj të platformës, pasi ato përforcojnë përmbajtjen depresive dhe vetëvrasëse që rrezikojnë t’i përkeqësojnë problemet ekzistuese të shëndetit mendor”.

Ndërsa në tetor, disa investigime theksuan se si çështja e adoleshentëve në këtë platformë ishte një çështje e njohur për TikTok, por ajo nuk bëri asgjë për të frenuar problemin. Në realitet platforma ka bërë diçka. Përditësimet e produkteve të reja si verifikimi i moshës dhe disa ndryshime në efektet që duhet të ndihmojnë në shmangien e një ndikimi të tepruar në psikikën e të rinjve.

Muajin e kaluar kompania njoftoi më shumë se 2 miliardë USD investime për të forcuar sigurinë e 175 milionë përdoruesve mujorë në Evropë. Edhe pse problemi në disa raste duket më kulturor. Përballë një sfide si ajo e dy 14-vjeçarëve nga Tirana. Për dhunën e kërcënimet. Për një publik që kërkon konsum, çdo moderim ose veprim mund të duket i kotë. Dhe ndoshta është./La Repubblica

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marti: 04/01/2025 16:33

    Interesant eshte fakti qe tashme “revolucioni kulturor” dikur njolle e rende injorance e Kines, sot njollos Shqiperine. Por jo pa baze. Sot Shqiperia eshte kapur nga pasardjesja e legacise enveristr ku Rama eshte jo me pak por “komandanti” ose Enveri maoist i Ri!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?