Universiteti më i madh i Romës, La Sapienza, në të cilin Ilaria Sula studionte për shkenca statistikore, ka zgjedhur të nderojë studenten shqiptare, e cila u vra me thikë nga ish i dashuri i saj me origjinë filipinase.
Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e universitetit, u vendos që një prej sallave të La Sapienzës të mbante emrin e 23-vjeçares shqiptare.
“Hapësirat e reja të studimit brenda Godinës së Teatrit të Ri Universitar i janë kushtuar Ilaria Sulës. Me rastin e 722-vjetorit të themelimit të Studium Urbis, sot janë inauguruar tre hapësira të reja me gjithsej 260 vende të reja studimi për komunitetin studentor: Biblioteka e re e bashkuar e Jurisprudencës, Salla Montessori në Godinën e Mineralogjisë dhe Hapësirat e studimit Ilaria Sula, në të cilat një pllakë përkujtimore kujton: ‘Ilaria, studente e Sapienza-s, për të mos harruar të gjitha gratë viktima të feminicidit, të cilave u është ndërprerë mundësia për të shkruar të ardhmen e tyre’”, shkruhej në postimin e universitetit.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe prindërit e vëllai i Ilarias, ku ndër të tjera babai i saj Flamur Sula tha: ‘Sot Ilaria rilindi’.
Trupi i Ilarias u gjet më 2 prill, ndërsa rezultonte e zhdukur që prej 25-marsit. Mark Antony Samson, pasi e goditi tre herë me thikë në banesën e tij, trupin e 23-vjeçares e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës.
Komente

Me gjithë respektin për familjarët dhe për vetë viktimën duhet të them diçka që po ndodh rëndom kudo në shoqërinë e sotme. Emrat nëpër salla, rrugë, godina etj.., nuk mund të vendosen pa pasur një kriter në lidhje me vendin ku vendoset emri. Dhe kriteri kryesor, ose më mirë të them i vetmi kriter duhet të jetë kontributi që ka dhënë personi për atë vend të caktuar për të marrë emrin e këtij personi. Vetëm kështu mund të nderojmë çdo individ në mënyrën më të sinqertë të mundshme. Unë nuk e di çfarë kontributi ka dhënë e ndjera për atë universitet shekullor, por të kesh fatin e keq të jesh viktimë e një fenomeni nuk të bën kontribues. Më vjen keq që abuzohet me të tilla gjëra.. Uroj të ndryshojmë mentalitet si shoqëri botërore e të mbajmë stekën e duhur për gjëra të tilla
PërgjigjuBravo i qofte Universitetit dhe popullit te mencur dhe dashamires italian. Homologet e tyre te arsimit mund te benin natyrshem nje gje te tille per Martinin, engjellin e vogel te Fan Noli, per te ndergjegjesuar moshataret e tij agresive dhe sigurisht per te kujtuar zemren e vogel. Perkundrazi, zgjodhen qe ne heshtje te ndyre ta kalonin kete tragjedi sikur asnje ka ndodhur. Turp gjithe sistemit arsimor shqiptar!! Me sjelljen tuaj indiferente keni treguar haptazi qe jeni kriminela me shume se sa femijet!!
Përgjigju