Stadiumi San Siro gjatë derbit Milan-Inter

‘La Scala’ i futbollit, zbulohet data se kur do shembet stadiumi mitik i ‘San Siro-s’

20 Shtator 2022, 16:40| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 16:41

  • Share

Tashmë prej kohësh flitet se kur do jetë fundit i stadiumit mitik ‘San Siro’, ose siç njihet ndryshe ‘La Scala’ i futbollit, por nga fjalët po kalohet në vepra.

Kjo sepse ditë më parë dy klubet Inter dhe Milan morën vendimin për ndërtimin e një stadiumit të ri, projekt i cili do shkojë deri në 1 milionë paund. Siç bëjnë me dije mediat italiane, “San Siro” do të shembet i tëri, në mënyrë që të ngrihet stadiumi i ri “The Cathedral”, i cili do të ketë 60 mijë vende.

Mitiku italian do të shembet menjëherë pas ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore të Milanos në vitin 2026, ndërsa themelet për të ngritur stadiumin e ri do të nisin në vitin 2024, në mënyrë që të jetë gati për sezonin 2027/28.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?