Andrea Ndoji

La Shqipërinë për Greqinë, Andrea Ndoji nuk debuton me helenët! UEFA e bllokon

16 Mars 2023, 18:44
  • Share

Andrea Ndoji nuk mund të debutojë me Greqinë, të paktën për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 në mars. Mbrojtësi i Olympiacos po shkëlqen këtë sezon me kampionët e Greqisë, teksa UEFA ka bllokuar përkohësisht debutimin e tij me helenët, duke mos qenë në listën e publikuar.

20-vjeçari ishte pjesë e Shpresave të Shqipërisë dhe më pas rizgjodhi të kalonte te Greqia. Kalimi nga kuqezinjtë te ekipi i parë grek ka bërë që UEFA mos japë ende dritën jeshile për qendërmbrojtësin, me Ndojin që për shkak të dokumentacionit dhe afateve do duhet të presë deri në debutimin me Greqinë.

Me vlerë 1.5 milionë euro në treg, Ndoji ka dalë nga moshat e Olympiacos dhe këtë sezon është bashkuar me ekipin e parë duke zhvilluar 16 ndeshje. Edhe pse trajneri Edy Reja e ftoi në ekipin e parë të Shqipërisë, Ndoji i lindur në Athinë vendosi që përfundimisht të përfaqësonte Greqinë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?