Adrian Bajrami betohej mbi Kushtetutën shqiptare më 13 qershor 2022

Sport

La Shqipërinë për kombëtaren helvete, Adrian Bajrami: Zvicra është shtëpia ime

3 Tetor, 17:52| Përditesimi: 3 Tetor, 17:54

  • Share

Mbrojtësi Adrian Bajrami ka folur për herë të parë që kur vendosi të braktiste kombëtaren e Shqipërisë për atë të Zvicrës, për të cilën thotë se ndihet “si në shtëpi”.

Bajrami ishte ftuar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e shtatorit 2025, por në vend të kësaj ai lajmëroi se kishte vendosur të luante për Zvicrën. Tani, Bajrami ka marrë ftesë nga Zvicra për ndeshjet e tetorit dhe do të grumbullohet me ekipin e drejtuar nga Murat Yakin.

“Telefoni im po nxehet shumë. Po marr një numër të madh mesazhesh dhe urimesh nga familja dhe miqtë, gjë që sigurisht më bën shumë, shumë të lumtur”, ka thënë fillimisht Bajrami për 'Blick' disa orë pas thirrjes së tij të parë në ekipin kombëtar të Zvicrës.

Lidhur me kalimin e tij nga Shqipëria te Zvicra, Bajrami u shpreh: “Unë kam lindur dhe jam rritur në Zvicër. Është shtëpia ime.

Çfarë kontakti ka Bajrami me Xhakën? Nuk e njoh personalisht ende, por mezi pres ta takoj. Ai është një model për shumë futbollistë të rinj. Ishte e njëjta gjë edhe për mua. Gjithmonë e kam admiruar Granitin.

Unë kam lindur dhe jam rritur në Zvicër. Është shtëpia ime. Që kur fillova të luaja për FC Luzern, e kam kuptuar edhe më shumë sa rehat ndihem këtu. Nuk mundem, nuk dua dhe nuk do t'i fsheh kurrë rrënjët e mia nga Shqipëria, jam krenar për to. Por në thelb, është e qartë se ndihem si në shtëpi në Zvicër", tha mes të tjerash mbrojtësi 23-vjeçar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?