Nuk pagoi faturën e plotë në restorant, turisti italian në Francë ndiqet ‘këmba këmbës’ nga kamerieri! I kërkonte paratë

14 Gusht 2023, 21:57| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 22:05

  • Share

Një turist italian është ndjekur nga kamerieri deri në parkingun e Saint Tropez, Francë, për arsye se ai kishte lënë bakshish vetëm 500 euro në vend të 1000 euro. Kjo shifër nuk u gjykua si një shifër e kënaqshme nga kamerieri që i kishte shërbyer, për arsye se turisti italian duhet të paguante 20% e faturës.

Pasi ishte i detyruar të dyfishojë pagesën, tursisti italian tha se nuk do të shkelte më kurrë në Saint Tropez, raportojnë mediat italiane.

Nuk ka munguar as ndërhyrja e kryebashkiakes, Sylvie Siri, e cila përveç përdorimit të fjalëve si “shantazh” dhe “zhvatje”, vendosi që restorantet dhe baret në qytet të mbulohen me afishe “Signal Conso”.

Kjo është një nismë që lejon konsumatorët nëpërmjet përdorimit të një kodi QR, për të raportuar çdo abuzim ndaj faturave të çmimeve që ata kanë për të paguar.

Në momentin e rezervimit, restoranti kontrollonte nëse emri gjendet në arkivin e klientit dhe cilat janë zakonet e tij të konsumit: çfarë porositi, sa shpenzoi dhe çfarë bakshishi la.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?