Laboratori i drogës në Fier

Laborator droge në shtëpi, ja kush është kosovari në kërkim! Baba e bir të dënuar në Tiranë-Francë për drogë

4 Maj 2020, 14:40| Përditesimi: 4 Maj 2020, 14:42

  • Share

Zbardhet emri i shtetasit nga Kosova, i cili është shpallur në kërkim për laboratorin e drogës të ndërtuar brenda në banesës e familjes Kapaj në Mbrostar të Fierit. Ai është Brahim Faredini, i cili mësohet se ka financuar këtë laborator droge të zbuluar tre ditë. Në këtë laborator, policia sekuestroi një kartë identiteti të Republikës së Serbisë, me emrin dhe foton e personit të shpallur në kërkim Brahim Faredini.

Bashkë me Faredinin, policia e Fierit rezulton të ketë shpallur në kërkim dhe pronarin e shtëpisë Aleksandër Kapaj. Nga verifikimet e kryera rezulton se Aleksandër Kapaj, është një personazh jo i panjohur për drejtësinë Shqiptare.

Kjo pasi në 27 korrik 2008, Kapaj është deklaruar fajtor dhe dënuar për trafik droge nga Gjykata për Krime të Rënda. Dënimi i tij është në masën e 6 vjet e 8 muaj burgim. Ndërkohë djali i Aleksandrit, i arrestuari Anxhelo Kapaj, është deportuar nga Franca në vitin 2019, kjo pasi në këtë shtet ai ishte dënuar me 2 vite burgim për akuzën e shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Momentalisht Anxhelo Kapaj ndodhet në burg nga gjykata e Fierit, ndërsa për të ëmën e tij Qamile Kapaj u vendos 'arrest shtëpie'.

Të vetmit persona që janë shpallur në kërkim është kosovari Brahim Faredini dhe kreu i familjes Aleksandër Kapaj.

Qamile Kapaj është shfaqur e penduar dhe ka kërkuar falje përpara togave të zeza, teksa ka pranuar krimin. Ajo është shprehur në gjykatë se e gjitha ka ardhur si pasojë e kushteve shumë të vështira ekonomike pasi kishte një borxh prej 25 milion lekësh tek të afërmit e tyre.

Komento

Komente

  • Kinezet shqipefoles ,,kudo ne Bote njihen Si mijnte..: 04/05/2020 16:21

    Te gjitha poshtersite dhe krimet qe bene dhe i sollen me vete ne Shqiperi..keta mijnte e WC..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?