Sociale

Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera

24 Janar, 08:51| Përditesimi: 24 Janar, 09:02

  • Share

Laboratorët inteligjentë të rinj po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës në shkollat e vendit. 

Kjo është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama,i cili ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Arsimit, duke njoftuar për përparimet në fushën e arsimit digjital.

Ai theksoi se kjo nismë do të zgjerohet në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin.

'Dhe me fëmijët në laboratorët e rinj inteligjentë, që po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës, e që do të shtrihen brenda dy vitesh në afro 700 shkolla të tjera në mbarë vendin, ju uroj të mbarë', shkruan ai. 

 

S.B/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?