Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për të lënë në burg 5 personat e akuzuar për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit. Bëhet fjalë për Bledar Matoshin, Redion Meshin, Julian Malajn, Enxhi Ferhatin dhe Klajdi Vrionin (Kodrën).
Ata akuzohen se kishin rol në laboratorin e drogës në Fier që u zbulua pasditen e 24 nëntorit , ku u sekuestrua edhe 430 kg kokainë, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 mln euro. Nikolin Gjolena, i njohur Niko Lushnjari, cilësohet si personi kyç i trafikimit të 430 kg kokainë nga Kolumbia në Frakull të madhe të Fierit.
Laboratori u zbulua, përmes një operacioni të DEA-s Amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik u porosit nga vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervanaku. Droga u nis nga Kolumbia në maj dhe mbërriti në Shqipëri me kamion nga Mali i Zi në shtator. Zenel Çervenaku bashkë me 9 të tjerët akuzohen për “grup të strukturuar kriminal”.
Të arrestuarit janë: Viktor Çervenaku, Zenel Çervenaku, Denilson Çervinaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.