Laboratori i drogës në Fier/ 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro! Porositësi, vëllai i ish-kryekomunarit! Përdori kompaninë që hapi në janar 2022! Çuçi: Punë shumë e mirë nga policia

25 Nëntor 2022, 09:56| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 21:28

  • Share

TIRANË- 430 kg kokainë, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 mln euro është sekuestruar, e ndërsa në pranga ka rënë edhe një nga porositësit e kësaj sasie që është Zenel Cervanakut nga Tirana. Një operacion i bërë nga SPAK, autoritetet malazeze dhe DEA amerikane ka çuar në pranga 10 persona të akuzuar për “grup të strukturuar kriminal”, e ndërsa 1 tjetër është në kërkim. Zenel Cervanaku, mendohet të jetë vëllai i Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Farkullit, edhe ky i fundit i arrestuar, pasi banesa e tij në Fier ishte shndërruar në një laborator droge

Për operacionin reagoi edhe ministri i Brendshëm. Bledi Çuçi i cili e konsideroi si një punë të kryer shumë mirë nga policia duke theksuar se nuk do të kishte asnjë kompromis me krimin dhe personat që bëheshin palë me të.

Itinerari
Sasia me pleh-kimik ku ishin fshehur 430 kg kokainë është ngarkuar në muajin maj 2022 në kontejner në Kolumbi dhe nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi ku ka mbërritur në fillim të korrikut 2022. Prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Tivarit të Malit të Zi dhe në Shqipëri është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.

Gjatë gjithë kohës, kjo ngarkesë është mbajtur 24 orë nën vëzhgim nga autoritetet. Kjo me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të "ngarkesës" brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për mbajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me "pleh-organik", dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi.

Nga vëzhgimi ka rezultuar se droga ishte zhvendosur në ambiente të ndryshme në Shqipëri, nga ku dje (24 nëntor) është bërë i mundur edhe sekuestrimi i saj në Frakull e Madhe në Fier. Në total janë kontrolluar 14 ambiente në Tiranë, Lushnje, Fier dhe 10 në pranga, 1 në kërkim.

Çervanaku hapi kompaninë e tregtimit të plehrave kimike 5 muaj para se të nisej kokaina nga Kolumbia
Për të porositur drogën nga Kolumbia, Zenel Çervanaku i kishte marrë masat që në krye të herët. Në 19 janar 2022, pra 5 muaj para se të ngarkohet droga në Kolumbi, Çervanaku hapi edhe një kompani që merret me tregtimin të plehrave kimike. Ky detaj ndihmon për të kuptuar arsyen se përse sasia e kokainës ishte e fshehur në thasë me plehra kimik. Siç bëhet e ditur, droga ishte fshehur në 20 paleta me rreth 24 ton "pleh kimik". Në skanerin e Portit të Tivarit, sasia e ngarkesës me pleh kimik, doli e pastër, mirëpo pas dyshimeve, u bë kontrolli fizik ku u zbulua droga, por u la të shkonte në destinacionin përfundimtar për të shkuar deri te porositësi.

Kush janë të arrestuarit
Të arrestuar për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit, por një pjesë e tyre janë jo pak të njohur për opinionin publik dhe policinë.  Përveç Zenel  dhe Viktor Çervanaku, i cili më herët ka mbajtur detyrën e kreut të komunës, djali i tij Denilson Çervanaku, i arrestua bashkë më të fejuarën, Enxhi Ferhati, ka qenë futbollist. 25-vjeçari më së shumti ka qenë pjesë e ekipit të Dinamos, Olimpikut. Karrierën në sport e ka nisur në vitin 2013 dhe e ka mbyllur në vitin 2017 ndërsa gjatë këtyre viteve ka shënuar vetëm 2 gola.

Klajdi Kodra i njohur edhe me mbiemrin Vrioni ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, atentate dhe plagosje. Ai është djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra. Një ditë më parë u arrestua në Tiranë pasi u kap bashkë me 3 të tjerë me armë në makinën tip ‘Range Rover’, bashkë me Redion Meshin dhe Bledar Matoshin. Ngjarja e fundit kriminale si i përfshirë është ajo e 27 majit 2021 ku plagosi me armë zjarri 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri. Në gusht të 2017, Kodra u arrestua si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Lorenc Hoxhës, i cili mbeti po ashtu i plagosur në konfliktin e nisur për hasmëri. Në vitin 2010, rezulton i përfshirë në një plagosje të dyfishtë, në rrugën “Vasil Shanto”. Të plagosur asokohe mbetën dy vëllezër, Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Në vitin 2016, me dy të tjerë, Kodra plagosi duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta Flamur Cullhajn. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër. Ndërkohë, në vitin 2013, në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, Klajdi Kodra u qëllua me plumb në këmbë, pas një konflikti të çastit. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Nikolen Gjelona, personi i cili është arrestuar në rolin e financuesit.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu. 

1669371177_cervanaku.jpg

Denilson dhe Viktor Çervanaku

1669376749_klajdikodrabledarmatoshi.jpg

Klajdi Kodra dhe Bledar Matoshi

Ora 19:38
Zbulimi i laboratorit të kokainës në Fier, reagon Çuçi: Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të

1668803851_ewrewew.jpg

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e quajti një punë të kryer shumë mirë nga policia, arrestimin e 10 personave pas operacionit të zhvilluar ditën e djeshme në Fier ku u arrestuan 10 persona pas zbulimit të laboratorit të kokainës.

“Finalizimi me sukses i operacionit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në Fier, me 10 të arrestuar deri më tani dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të dyshuar si kokainë, është një tjetër punë e kryer shumë mirë nga policia e Shtetit. Profesionalizëm dhe integritet prej momenteve të para kur nisën hetimet dhe deri në goditjen e fundit. Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të. Frontalisht përballë atyre që shkelin ligjin e mbjellin pasiguri. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe veçanërisht efektivëve që morën pjesë në këtë operacion”-thuhet në reagimin e Çuçit.

Ora 16:15
430 kg kokainë në Frakull të Fierit, flet kryeministri malazez, Abazoviç: Pati një bashkëpunim shumë profesional

1669389425_w56365868.jpg

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur sot në lidhje me aksionin që rezultoi në sekuestrimin e 430 kg kokainë në Fier sot, aksion në të cilin ishte protagoniste edhe policia malazeze. Kryeministri Abazoviç ka thanë se aksioni i djeshëm në të cilin janë konfiskuar 430 kilogramë kokainë është konfiskuar në bazë të konstatimeve dhe kontrolleve që janë bërë në Mal të Zi, ndërsa drejtor i Drejtorisë së Doganave dhe të Ardhurave ishte Rade Millosheviç.

“Në korrik ka njoftuar kryeministrin, prokurorinë dhe policinë se fshihej një ngarkesë e dyshimtë, ishte kokainë dhe kërkoi një analizë të posaçme. Më pas u vendos bashkërisht që të kryhej një ngarkesë e kontrolluar, që prokuroria të marrë masat e veta, të informojë Shqipërinë sepse duhet të kishte shkuar kështu”, u tha ai gazetarëve.

Sipas tij, Mali i Zi "ka zbuluar në mënyrë jashtëzakonisht profesionale se policia shqiptare sapo ka shkuar në vendngjarje dje, ka pritur njerëz dhe ka bërë arrestime dhe konfiskim mallrash".

Ora 14:04
Operacioni i laboratorit të drogës në Fier, policia nxjerr pamjet ku u kapën 430 kg kokainë! Rrumbullaku: Treguam profesionalizëm

 

Policia ka nxjerrë pamjet e operacionit antidrogë të koduar “Konsistenca”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK, dhe në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku  nëpërmjet një mesazhi, ka falënderuar të gjithë trupën policore të angazhuar për finalizimin me sukses të këtij megaoperacioni.

Ky operacion tregoi integritetin dhe profesionalizmin e strukturave policore, në luftën pa kompromis ndaj fenomeneve kriminale.0 mësohet të ketë thënë Rrumbullaku. 

Ora 12:56
VIDEO/ Kush është djali i ish-kryetarit të Komunës së Frakullit që u arrestua për laboratorin e kokainës, ishte futbollist për 5 vite! Shënoi vetëm 2 gola

 

Denilson Çervanaku, djali i ish kryetarit të Komunës së Frakullit që u arrestua bashkë me të fejuarën për përfshirje në laboratorin e kokainës ka qenë futbollist.

25-vjeçari ka qenë më së shumti pjesë e ekipit të Dinamos, Olimpikut. Karrierën në sport e ka nisur në vitin 2013 dhe e ka mbyllur në vitin 2017 ndërsa gjatë këtyre viteve ka shënuar vetëm 2 gola.

1669377592_DENILSON.jpg

1669371177_cervanaku.jpg

Ora 12:53
Laboratori i kokainës në Fier/ Kush është 32-vjeçari që u arrestua në Tiranë, bashkëpunëtor në atentate dhe plagosje me armë

1669377111_klajdikodra.jpg

Klajdi Vrioni (Kodra) është 32-vjeçari, i cili u vu në pranga si pjesë e laboratorit të kokainës në Fier nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, atentate dhe plagosje dhe plagosje.

Ai është djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra. Një ditë më parë u arrestua në Tiranë pasi u kap bashkë me 3 të tjerë me armë në makinën tip ‘Range Rover’.

Më 27 maj të vitit 2021 plagosi me armë zjarri 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri.

Në gusht të 2017, Kodra u arrestua si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Lorenc Hoxhës, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat. Konflikti ndodhi për hasmëri.

Në vitin 2010, rezulton i përfshirë në një plagosje të dyfishtë, të ndodhur në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto”. Të plagosur asokohe mbetën dy vëllezër, Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç.

Në vitin 2016, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, Kodra ka plagosur, duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta shtetasin Flamur Cullhaj, 39 vjeç i dënuar më parë. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër.

Ndërkohë, në vitin 2013, në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë, pas një konflikti të çastit.

Ora 11:13
Laboratori i drogës në Fier, SPAK: Porosia u bë që prej muajit maj! Në plehun organik të sekuestruar kishte 430 kg kokainë

Në një deklaratë për media për operacionin e bërë dje në laboratorin me drogë në Fier SPAK u shpreh se porosia është bërë që në maj të 2022 dhe në plehun organik ishin 430 kg kokainë! SPAK nënvizon se plehu organik u porosit nga Shqipëria dhe do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes Portit të Pireut të Greqisë ku u mor nga porositësi shqiptar. 

“Ky procedim është hetuar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në bashkëpunim me autoritetet malazeze, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit, referuar informacioneve që disponoheshin lidhur me një ngarkesë të dyshimtë me "pleh-organik" artificial, e cila ishte paketuar dhe ngarkuar në një kontejner që do transportohej me anije nga Kolumbia, përmes Portit të Pireut/Greqi, me destinacion tranzit portin Bar/Malin e Zi, për marrës një shtetas nga Shqipëria.

Nga verifikimet e kryera rreth shtetasit shqiptar, rezultoi se në fillim të vitit 2022, kishte regjistruar një biznes në emër të tij me objekt të aktivitetit, ndër të tjerave edhe "Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë.

Më konkretisht sasia me "pleh-organik", në muajin maj 2022 pasi ngarkohet në kontejner, nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi. dhe ka mbërritur në fillim të korrikut 2022. e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin shtator 2022. Pasi është zhdoganuar ngarkesa me "pleh-organik", nën koordinimin e vazhdueshëm të personave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme në Shqipëri, dhe ditën e djeshme më datë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Frakull të Madhe Fier.

Për interesa të këtij procedimi penal rezulton se Prokuroria e Posaçme, krahas veprimeve hetimore, ka pranuar kërkesën e autoriteteve malazeze të drejtësisë, duke autorizuar kryerjen e veprimit simuluese atë të "dorëzimit të kontrolluar". me qëllim dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal, identifikimin e grupit të personave që kanë organizuar dhe financuar blerjen e ngarkesës, kanë mundësuar përzierjen, blerjen e sasisë së dyshuar të lëndës narkotike të llojit kokainë në Kolumbi, si dhe kanë mundësuar transportimin e saj deri në Shqipëri.

Me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të "ngarkesës" brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për muajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me "pleh-organik", dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi, janë autorizuar nga Gjykata e Posaçme gjitha veprimet mbi aplikimin e mjeteve të kërkimit të provës.

Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar provat materiale si më poshtë vijon:

15,910 Euro;

3 armë zjarri automatik kallashnikov;

3 armë zjarri të llojit pistoletë

108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm:

18 aparate telefonash celulare

5 automjete

2 laptop

2 arme gjahu

20 paleta me rreth 24 TON "pleh artificial", brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 MILION euro.”- tha prokurori.

Ora 10:44
Laboratori i drogës në Fier/ Zenel Çervanakut, porositësi i 400 kg kokaine, në janar 2022 hapi kompaninë për tregtim të plehrave kimike

1669369668_Zenelervanaku.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë që ndihmojnë për të zbardhur më të plotë 400 kg kokainë dhe laboratorin e kokainë të zbuluar në Fier. Nga sa raportuar mediat malazeze porositësi është Zenel Çervanaku. Ky i fundit ka një kompani të më 19 janar 2022 që merret me tregtimin të plehrave kimike. Ky detaj ndihmon për të kuptuar arsyen se përse sasia e kokainës ishte e fshehur në thasë me plehra kimik.

“Import-eksport dhe tregtim me shumice e pakice te plehrave kimike dhe mallrave te ndryshme ku përfshihen: lule dhe peme dekorative, fidane të ndryshme, fruta dhe perime të freskëta, fruta të thata, fruta ekzotike, mallra ushqimore të freskëta, të paketuara, të përpunuara, ushqim për bimë dhe pesticide të ndryshme si dhe import qymyri i përpunuar”, është fusha e veprimtarisë së kompanisë së Çervanakut të regjistruar në QKB.

Ekstrakti në QKB i kompanisë së Zenel Çervanakut
Ora 10:26
Laboratori i Kokainë në Fier/ Pranga dhe djalit e të fejuarës të ish-kryekomunarit në Fier, në kërkim ‘eksperti’ kolumbian

 

Viktor Çervanaku, ish-kryetar i Komunës Frakull e Madhe në Fier, është arrestuar nga Policia pasi në banesën e tij u zbulua një laborator kokanë. Porositësi i kësaj sasie është Zenel Çervanaku, i cili mendohet se është vëllai nga babai. Po ashtu, në pranga ka rënë dhe djali i Viktor Çervanakut dhe e fejuara e tij, Demilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati, ndërkohë që roli i tyre në këtë veprimtari nuk dihet se cili është. Policia dhe SPAK janë vënë në kërkim të “ekspertit” kolumbian Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

1669371177_cervanaku.jpg

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zyrtar: 26/11/2022 02:35

    Kto mire qe merren me droge por te zejne dhe vendin e punes. Pastaj thojne pse ikun shqiptaret.

    Përgjigju
  • Iris: 25/11/2022 23:11

    Hera e pare qe degjoj nje kolumbian me emer Zaimir,shikoni se mos S e ka kthyer ne Z dhe na del ne te vertete /kolumbian/vendi.

    Përgjigju
  • emigranti: 25/11/2022 22:23

    I thoni Denilsonit qe nuk behesh futbollist i mire vetem duke pasur emer braziliani hahahahaaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?