Laboratori i drogës në Fier/ Gruaja pranon krimin: Kisha borxh 25 mln lekë, isha e detyruar...lihen në burg nënë e bir, babai në kërkim (VIDEO)

3 Maj 2020, 10:10| Përditesimi: 3 Maj 2020, 14:45

  • Share

FIER- Me shapka shtëpie, kokën ulur dhe pranga në duar, kanë dalë përpara gjykatës ditën e sotme dy anëtarët e familjes Kapaj të cilët u njohën me masën e sigurisë pasi  kishin kthyer shtëpinë e tyre ne laborator droge. Trupi gjykues i kryesuar nga Alfred Konomi dhe prokuror Genc Mane në përfundim te gjykimit ka dhënë "arrest me burg "për Anxhelo Kapaj dhe arrest shtëpie për nënën e tij Qamile Kapaj .

Qamile Kapaj (nëna) 48-vjeç është shfaqur e penduar dhe ka kërkuar falje përpara togave të zeza, teksa ka pranuar krimin. Ajo shprehet se e gjitha ka ardhur si pasojë e kushteve shumë të vështira ekonomike pasi kishte një borxh prej 25 milion lekësh tek të afërmit e tyre. "Arrest me burg" është dhënë për djalin 22-vjeçar, Anxhelo Kapaj për të cilin mbrojtja ka thënë se ai nuk jetonte në banesën e prindërve, por tek e motra. Sipas avokatit, ai shkonte në shtëpi te prindërit për ritet e Ramazanin në mëngjes dhe në mbremjë dhe se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Teksa është në arrest shtëpie dhe djali në burg, kryefamiljari, Aleksandër Kapaj dhe bashkëpunëtori i tij një 33-vjeçar nga Kosova me inicialet F.B. vijojnë të jenë në kërkim.

Laboratori i drogës u zbulua 2 ditë më parë në Mbrostar të Fierit. Burime zyrtare bënë me dije familja Kapaj kishin përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, ku kishin mbjellë 312 fidanë kanabis. "Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë  të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj", njoftoi më herët policia.

VIDEO/Momenti kur Qamile Kapaj sillet nga policia në gjykatë

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/05/2020 01:39

    Ah sikur ata 312 fidane kanabis te ishin 312 fidane dru-frutoresh ose lule safroni!

    Përgjigju
  • Agimi: 03/05/2020 16:45

    Une jam dakord qe ne mund te kemi mendime te ndryshme se secili ka te drejte te besoj ke parti te doje por nuk mund te besoj me sy mbyllur. Hapni syte dhe mendjen kjo eshte shume e rendesishme qe te besojme ate qe na sherben te permiresojme jetesen qe ti rridim femijet ketu dhe me dinjitet qe neser te behen te afte ti gjenden vendit te tyre.

    Përgjigju
  • Demiri: 03/05/2020 13:13

    PA BUKESIA E POPULLIT SI PASOJE E POLITIKES GABUAR SOCIALE E QEVERISE RAMA E CON KETE POPULL DREJT KRIMIT

    Përgjigju
    • Droga: 03/05/2020 18:48

      O demiro para 3 ditesh ne esex te anglise u kapen 250 fidane hashashi ne nje shtepi tamam si keta ketu.po atje fajin fukuralliku i qeverise i beri qe ta mbillnin ne shtepi? Rri mor zotri se Ka menyra te ndryshme per te perballuar jeten.pasja mar 25 milion borxh kur qenka fukara.kush esht fukara mer nji milion borxh per te shlyer leket e dyqaneve kur Ka mar me liste ushqime e no 25 milion

  • Raku: 03/05/2020 10:21

    Jemi bere si vendet e botes se trete. Fakti qe zonja akuzohet per nje krim nuk do te thote qe nuk meriton pak dinjitet.Si e coni ne gjykat me shapka o halabak.Pse duhet poshtëruar nje individ ne kete mënyrë?

    Përgjigju
    • Kozetafacanji: 03/05/2020 11:46

      Jo po ti vishnin dhe kostum zonjes jemi bere si Meksika dhe Kolumbia le te punoje zonja femijet nuk i mendojne le ti laje borxhet nga burgu tani

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?