Mundësi shkodran, Elis Guri

Kronikë
Top 24

Trafik droge me grupin e Shijakut, mes të arrestuarve edhe mundësi Elis Guri

22 Tetor 2018, 17:11| Përditesimi: 22 Tetor 2018, 19:13

  • Share

Mes 27 të arrestuarve në vijim të megaoperacionit të shtrirë në të gjithë vendin tre ditët e fundit, është edhe një sportist. Fjala është për mundësin shkodran, Elis Guri, i cili akuzohet për ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” si dhe ”Trafikim i narkotikëve”, i cili ndodhet mes të arrestuarve si i ddyshuar për trafik droge me grupin kriminal të Shijakut.

Mega operacioni i koduar “VOL-VO 4” është shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë dhe janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Elis Guri u prangos në Shkodër. Mundësi Elis Guri përfaqëson prej disa vitesh shtetin bullgar në sportin mundje. Ende nuk është i qartë roli i tij në bandën e trafikut të drogës, por ai bëhet sportisti i dytë i skeduar pas Astmer Bilalit i arrestuar muajin e kaluar si pjesë e grupit kriminal "Bajri" në kryeqendrën e veriut.

Elis Guri ka lindur në Shkodër më 6 korrik 1983 dhe garon ne peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg. Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.

Komento

Komente

  • Albanistan: 18/09/2019 14:02

    Keta jane perfaqsuesit e sportit shqiptare ne bote , droge , doping , kriminalitet .Mire-setevini ne realitetin e Albanistanit

    Përgjigju
  • Loni: 23/10/2018 12:23

    Kte thjesht e kane mbajt per trup dhe i kane dhene me henger po ca lidhja ka ky me kto pune..

    Përgjigju
  • Teodorovi: 22/10/2018 17:36

    Po ky hamall do kete qene ngarkim-shkarkim malli

    Përgjigju
    • bledi 1: 22/10/2018 20:41

      hahahahhaha e modhe

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?