Astrit Avdyli

Laboratori i heroinës në Has, SPAK jep pretencën për grupin e Astrit Avdylit! Kërkohet 55 vite burg gjithsej

3 Dhjetor 2021, 16:40| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 16:56

  • Share

55 vite burg ka kërkuar SPAK sot për grupin e Astrit Avdylit për çështjen e Laboratorit të heroinës në Has. SPAK kërkon 10 vite burg për Astrit Avdylin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbatje pa leje.

SPAK kërkon nga 9 vite burg për Jasin Avdylin dhe Denis Llaftiu me akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe shitje e prodhim narkotikësh. Nga 12 vite burg është kërkuar për të pandehurit Iskënder Sale dhe Xhemal Shala, me akuzat për grup i strukturuar kriminal dhe trafikim i narkotikëve 12 vite burg. Ndërkohë për të akuzuarin Fatos Llaftiu, i cili është i pandehur për moskallëzim krimi kërkon 3 vite burg

Astrit Avdyli u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has por dosja mbeti pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit. Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane. Grupi i Avdylajve, akuzohet për grup kriminal, moskallëzim krimi dhe trafik të lëndëve narkotike. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?