Nga bisedat e përgjuara një rol të rëndësishëm kanë luajtur Enxhi Ferhati dhe i fejuari i saj, Denilson Çervanaku, djali i zyrtarit socialist Viktor Çervanaku. Në bisedën e përgjuar në datën 26.09.2022 ora 16:00:36 është momenti kur ata mësojnë se do të mbërrijnë në aeroport, Nikolin Gjolena dhe me ardhjen e tij do fillojnë punën për ekstraktimin e lëndës narkotike, megjithëse akoma nuk kanë ardhur kimistët (dyshohet nga hetimi se janë shtetas kolumbiane) që do mundësinë një proces të tillë.
A: Bebi ne oren 10-te do iki ne aeroport.
B: Vjen Lushi!!!
A: Pooo! Hohohooo
B: Hahhaha Sot?
A: Po.
B:Shyqyr.
A: Shyqyr. Te dua
B.... Ky eshte lajm i mire?
A: Poo
B: Shyqyr me behet qejfi per ty beb.
A. Eshte lajm i mire se do fillojm NEPU
B: Po NEPU ka fillu me kohe more ca me thua.
A. Do filloj NEPU tamam NEPU
B: Po s'kane ardhur akoma ato mo beb.
Lajmi kryesor:
Laboratori i drogës në Frakull/ Report Tv siguron dosjen e plotë! Porositësi i 430 kg kokainë, njihej si 'Sheiku'! Viktor Çervanaku: Ka marrë djali 'pleh' shumë të mirë!
B.K./ReportTv.al