Kryeministri Edi Rama

Laboratori i ri i Inxhinierisë Kimike, Rama në Fakultetin e Shkencave të Natyrës: Të vihet në shërbim të gjenerimit të të ardhurave

6 Prill 2022, 15:24| Përditesimi: 6 Prill 2022, 15:27

  • Share

Laboratori i Inxhinierisë Kimike në Fakultetin Shkencave të Natyrës, në Tiranë, është infrastruktura më re elitare e kërkimit shkencor, e para e këtij lloji në vendin tonë, e cila çeli dyert sot për studentët shqiptarë dhe jo vetëm.

Laboratori, u financua  nga programi kombëtar i infrastrukturës së kërkimit shkencor, ne kuadrin e “Paktit për Universitetin” dhe do të shërbejë si qendër ekselence e shkencave inxhinierike për universitetet e vendit dhe ato të rajonit. 

Kështu në kuadrin e bashkëpunimit rajonal të Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne fushën e shkencës dhe kërkimit shkencor, kjo infrastrukture e kërkimit shkencor mund të shërbejë si një laborator rajonal, ku kërkues shkencore, studentë e pedagoge  nga vendet e rajonit do të punojnë së bashku dhe do të shkëmbejnë eksperiencat, njohuritë dhe praktikat në këtë fushë. 

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Laboratorin e Ri së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila theksoi se falë këtij investimi është ngritur një laborator unik në Shqipëri, madje edhe në rajon.

“Në këtë fakultet me buxhet të qeverisë shqiptare është financuar një laborator i kërkimit shkencor për inxhinierinë kimike me vlerë 380 mijë euro. Është laborator unik në Shqipëri, madje dhe në rajon. Përpara këtij investimi, laboratori i vjetër ishte investim i viteve 70-të. Kjo qendër mund të shërbejë si një qendër ekselence për gjithë rajonin. Në kuadër të ndërkombëtarizimit ky laborator mund t’ju shërbejë shumë. Nuk duhet të harrojmë se sapo kemi miratuar tre programe doktorature për Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe ky laborator është kyç për punën e doktorantëve. Avantazhi këtu është që punojnë në këtë laborator 25-30 studentë njëherësh ndërkohë që më parë punonin 4-5.” , u shpreh Ministrja Kushi.

Me ngritjen e këtij laboratori është mundësuar infrastruktura e nevojshme didaktike e  kërkimit shkencor, ku 25 studentë mund të punojnë njekohësisht për formimin profesional të tyre në degët e kimisë industriale, ushqimore, bioteknologjike dhe inxhinierisë së proceseve kimike. 

“Laboratori është i pajisur me të gjitha aparaturat moderne, sot të sofistikuara, të kompjuterizuara të gjitha; punohet me supervizim te programeve, të marrjes së të dhënave ne kohë reale. Pajisjet janë imitacione të impianteve industriale, punojnë realisht në kushte industriale. Secili nga studentet mund të punojë me të gjitha pajisjet këtu dhe mundet të gjenerojë sisteme te automatizuara të grafikeve, te përpunimit të parametrave që kontrollojnë proceset e prodhimit.” – shpjegoi një nga profesorët e fakultetit.

Rektori i Universitetit të Tiranës zoti Artan Hoxha u shpreh se në këtë fakultet japin kontributin e tyre edhe  profesorë nga vendet e Europës Perëndimore “Sot aktualisht ne kemi rreth 15 profesorë nga institucione të tjera të arsimit të lartë nga vendet e Evropës Perëndimore, në kuadrin e marrëveshjeve bilaterale që i kemi me ta dhe që sot japin mësim në universitetin e Tiranës në shumë programe. Fakulteti i Shkencave të Natyrës është një fakultet lider në kërkimin shkencor.” 

Duke vlerësuar punën e bërë në këtë drejtim, Kryeministri theksoi se laboratori duhet të vihet në funksion të gjenerimit të të ardhurave për universitetin për t’i shërbyer institucioneve të tjera.

“Ky laborator duhet të vihet edhe në shërbim të  gjenerimit të të ardhurave për fakultetin për t’i shërbyer institucioneve të tjera, domethënë dhe ne, gjeja që ne kemi parashikuar të paktën për universitetet dhe na takon nga ana jonë ta bëjmë, është në gamën e shërbimeve që ofroni, duhet të bëni një manual për shërbimet  që Fakulteti i Shkencave i jep sektorit publik apo sektorit privat.” – u shpreh kryeministri.

Perveç vlerës didaktike, laboratori ka edhe vlera praktike në ofrimin e shërbimeve.  Ky laborator do të  mundësojë certifikimin e testeve që do t’i shërbejnë industrisë së rëndë, asaj petrokimike, të energjive të rinovueshme, industrisë ushqimore etj.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ortens: 06/04/2022 15:59

    Kemi shume nevoje per keshtu investimesh. Jo vetem per te bere zbulime por edhe vende pune per mjeket e ardhshem!

    Përgjigju
  • redi: 06/04/2022 15:57

    Zoti Rama shume mire qe qeveria investon ne universitete ,por laboratori qe te nxjerri te ardhura kerkon industrine petrokimike !Ka ardhur koha qe nafta pervec privatit (qe na nxorri ruaj dhe qeth) te investihet nga shteti duke ngritur dhe nje rafineri te perpunimit te naftes se me privatet qe moren Armon me qira shteti mori zero lek.Dy dege duhet te investihen me shume kete mandat nafta dhe hekurudhat qe jane si ne mesjete . Me koncensionet dhe PPP e pe si dole prandaj ndysho modelin ekonomik ne drejtim te prodhimit, per te shtuar te ardhurat ne buxhet

    Përgjigju
  • Alban: 06/04/2022 15:55

    Z kryeminister , per mendimin tim ti je nje nga me punetoret qe kemi pasur ndonjehere ne keto 30 vite ????????

    Përgjigju
  • Ester: 06/04/2022 15:39

    Investimet ne arsim jane gjithmone te nevojshme per studentet dhe per nje te ardhme me te mire per te gjithe ne

    Përgjigju
  • Andi: 06/04/2022 15:38

    Kjo eshte nje pune shume e mire vendit i duhet nje laborator i tille per te bere studime edhe per hapjen e vendeve te reja te punes per studentet e mjeksis

    Përgjigju
  • Bona: 06/04/2022 15:36

    Bravoo nje hap tjeter drejt europianizimit te universiteteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?