Shëndeti

Laboratori INTERMEDICA realizon antitrupat neutralizues, limfocitet T dhe komenton lidhjen e tyre me vaksinat dhe sëmundjen COVID-19

1 Maj 2021, 07:36| Përditesimi: 1 Maj 2021, 07:41

  • Share

Virusi SARS-CoV -2,faktori etiologjik i sëmundjes COVID-19, është një virus me ARN dhe i takon familjes së beta-koronaviruseve. Elementet perberes te virusit jane ARN-ja dhe Proteinat strukturale si me poshte:

-              Proteinat e membranës M

-              Proteinat e mbështjelljes (E) ose të zarfit

-              Proteinat e nukleokapsidit (NCP) ose Proteina N.

-              Proteina Spike (S) .

Mbi bazen e kesaj strukture rrjedh pergjigja imunitare e organizmit si dhe jane ndertuar testet diagnostikuese imunologjike.

Proteina Spike (S) përmban dy proteina strukturore: nënnjësia Spike 1 (S1) dhe nennjesia Spike 2 (S2).Nënnjësia S1 luan rol kryesor në procedurën e penetrimit lidhës të virusit me qelizat njerëzore duke u lidhur saktësisht domeni ( zona)RBD (Receptor Binding Domain) e kesaj nennjesie S1 te Proteines Spike,me enzimën e konvertimit të angiotensinës tipi 2 (ACE2), e cila është një proteinë transmembranore që gjendet në disa qeliza te organizmit , me shume ne mushkeri.

Ndërsa nënnjësia S2 e proteines Spike ndërmjetëson në strukturimin e membranës (M)virale.

Sëmundja Coronavirus 2019 (Coronavirus disease 2019) ose COVID-19 është sëmundja që shkaktohet nga virusi SARS COV -2. Kjo sëmundje prek disa organe, por organi kryesor i prekur është mushkëria (shkak numri i lartë i receptorëve ACE2).

Evidentimi i prekjes virale realizohet me testim molekular PCR Real Time,ose siç quhet ndryshe tamponi,me mostra të marra  rrugët nasofaringeale.Ky test eshte klasifikuar nga OBSH si testi i Arte per evidentimin e prekjes virale SARS-CoV-2.

Pas prekjes të organizmit nga koronavirusi dhe shkaktimit të sëmundjes COVID-19, vet organizmi fillon reagimin imunitar me prodhimin e antitrupave IgA, IgM dhe IgG kundrejt proteinave virale.

Antitrupat IgM janë ndër të parat, të cilat prodhohen (së bashku me IgA) dhe zhduken gati pas dy muajve nga shfaqja e tyre në qarkullim.

Antitrupat IgG shfaqen rreth dites se 10-te dhe arrijnë nivelin e tyre të lartë pas tre javësh dhe quhen ndryshe antitrupat e mbijetesës dhe kujteses imunitare ,sepse këto do të na mbrojnë nga rreziku i infeksionit të përsëritur nga ky virus.

Koronavirusi SARS-CoV-2 shkakton më së shumti nxitjen e prodhimit të antitrupave IgG dhe IgM kujdrejt proteinës Spike (S) dhe Nukleokapsidës (N).

Për evidentimin e antitrupave në organizëm kryhen testet imunologjike me metoda dhe analizatorë të ndryshëm.

Në fillim të pandemisë u realizua nga kompani te ndryshme ,matja e antitrupave totale (IgM+IgG) kundrejt proteines të nukleokapsidës (NCP) ose Proteina N.

Prezenca ne fazen e hershme ne organizem te antitrupave IgM dhe IgG dhe ne fazat me vone vetem IgG ,kundrejt Nukleokapsidit ( N) tregon vetem prekjen nga koronavirusi.

Pra,antitrupat IgM ose IgG kundrejt Nukleokapsidit ( N) nuk tregojne zhvillimin e semundjes Covid-19 dhe as pergjigjen imunitare mbrojtese akute apo afatgjate kundrejt Covid-19.

Dmth, edhe muaj me mbrapa te jete prezente IgG ndaj Nukleokapsidit ( N) nuk tregon mbrojtje imunitare, por vetem prekje nga virusi.

Nuk te orienton per mundesine dhe kohen e berjes se vaksines.

Ky testim pati  vlerë të kufizuar për arsye se nuk evidentohej prezenca e antitrupave IgM dhe IgG kundrejt proteinës spike (S), e cila siç përmendëm më lartë, është faktori etiologjik i sëmundjes COVID-19.

Pra,antitrupa IgM dhe IgG kundrejt Proteines Spike ( S) jane treguesi i pergjigjes imunitare  afatshkurter dhe afatgjate te organizmit.

Pra , nqs ka antitrupa IgM dhe IgG tregon qe organizmi jo vetem eshte prekur nga koronavirusi por dhe zhvillon semundjen COVID -19 ( format klinike mund te jene nga te lehta deri kercenuese per jeten).Prezenca e IgG ndaj Proteines Spike jave me mbrapa tregon qe jo vetem e ka kaluar COVID-19 por ka zhvilluar dhe reagim mbrojtes imunitar.Prezenca e IgG  te orienton per  mundesine dhe kohen e berjes se vaksines.

Ne mjaft individe ka prezence ne te njejten kohe te antitrupave IgM ose IgG si ndaj Nukleokapsidit ( N) dhe Proteines Spike (S).

Në të njëjtën kohë kompani të ndryshme  zhvilluan teste te cilat  ofruan tashmë matje të diferencuar të antitrupave IgG dhe IgM.

Një nga kompanitë që përmes kiteve të prodhuara evidenton në mënyrë të ndarë antitrupat IgG nga IgM është kompania gjermane EUROIMMUN, e cila aplikon metodën ELISA, e cila emërtohet “Golden Standard”. Kompania EUROIMMUN me testin e saj bën të mundur jo vetëm matje të vecuar të antitrupave IgG dhe IgM ndaj Nukleokapsidit ( N) por , kryesorja,mat dhe titrin e antitrupave IgG kundrejt proteinës Spike (S)-shkaktares se Covid-19.

Gjatë ecurisë së pandemisë dolën në dukje shumë elementë thelbësor në mekanizmin e prodhimit dhe mbrojtjes te antitrupave. Sot, nuk flitet më për një matje të antitrupave total IgG+IgM, as për matje të antitrupave IgG kundrejt Proteines ( N) të nukleokapsidës (NCP), madje, nuk flitet më dhe quhet e tejkaluar përcaktimi gjysëmsasior i antitrupave IgG kundrejt proteinës Spike ( S).

Kompanitë e kanë zhvilluar teknologjinë dhe metodikën aq shumë saqë flasim për matje sasiore të antitrupave kundrejt Proteines Spike (S) madje dhe akoma më tej: në matjen sasiore të antirupave neutralizues (NAbs) kundrejt proteinës Spike, specifikisht kundrejt domenit ose zones RBD të nënnjësisë S1 te proteines Spike.

Proteina Spike (S) nxit prodhimin e antitrupave me veti neutralizuese (NAbs) kundrejt virusit, të cilat sapo prodhohen pengojnë penetrimin e virusit në qelizën njërëzore. Pra, antitrupat IgG prodhohen në mënyrë specifike kundrejt zonës RBD të nënnjësisë S1 te Proteines Spike ,duke penguar lidhjen e këtyre receptorëve me Enzimën e Konvertimit të Angiotensinës II (ACEII). Prandaj këto antitrupa quhen të lidhura me instalimin e imunitetit mbrojtës në personat që e kanë kaluar COVID19 si dhe në personat që janë vaksinuar.

Pra dhe vaksina vetë, në mekanizmin e nxitjes imunitare në prodhimin e antitrupave neutralizues kundrejt zones RBD të nënnjësisë S1 (Anti SARS CoV-2 NAbs / S1 / RBD).

Kjo metodë e matjes së këtyre antitrupave neutralizues imiton veprimin sekuencial midis zonës lidhëse të receptorit RBD të nënjësisë S1 të proteinës Spike të koronavirusit SARS CoV -2 me penetrimin e tij në qelizat njerezore të mbartësit.

Metoda e mësipërme e matjes së antitrupave neutralizues me titër sasior realizohet nga kopmania EUROIMMUN, e cila mund të quhet kompania lider në botë me teknologjinë dhe testet e saj. Testi quhet QuantiVac.

Konkluzion: Vlerësimi i shkalles se mbrojtjes imuinitare në të sëmurët që kanë kaluar COVID-19 si dhe shkallën e përgjigjes dhe mbrojtjes imunitare në individët e vaksinuar me vaksina  te kujtdo kompanie realizohet përmes matjes sasiore të antitrupave neutralizues IgG kundrejt zonës RBD të nënnjësisë S1, të proteinës Spike (S1). Gjithashtu ky test ka një vlerë të pazëvendësueshme në ndjekjen e dinamikës kohore të mbrojtjes imunitare në individët që kanë kaluar COVID-19 ose janë vaksinuar.

Kjo eshte metoda me moderne dhe me e fundit.

Pikerisht Laboratori INTERMEDICA realizon matjen sasiore te Antitrupave Neutralizues me aparaturat dhe testet e kompanise Euroimmun.

MBROJTJA QELIZORE

Organizmi I njeriut nuk ka vetem mbrojtje dhe pergjigje imunitare me antitrupa kundrejt COVID-19 ose vaksinimit, por ka dhe mbrojtje qelozore te Limfociteve T ndaj COVID-19 dhe vaksinimit..Realizohet nepermjet matjes se Gamma Interferonit me metoden IGRA ELISA ( Interferon Gamma Releasing Assay) te kompanise Euroimmun.Edhe kjo metode mjaft speciale realizohet nga INTERMEDICA .

Koment: Gamma Interferoni  prodhohet vetem ne qelizat limfocitare T kur ndodh nje agresion viral, ndryshe nga Alpha dhe Betta qe prodhohen dhe nga qeliza te tjera humane.

Testimi i Gamma Interferonit (IGRA) kryhet per te vleresuar reagimin e qelizave Limfocitare T  gjate kontaktit me koronavirusin SARS-CoV-2 ( RBD/S1).

Rekomandohet ne individe qe e kane kaluar COVID-19 ose jane vaksinuar dhe ne individe te cilet nuk kane shfaqur nje titer te konsiderueshem antitrupash IgG per te qene te mbrojtur pas kalimit te COVID-19 ose vaksinimit.

Per LABORATORIN INTERMEDICA

Dr. VASIL LLAJO

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?