GJKKO

Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO jep vendimin për 10 të pandehurit i dënon me 89 vite burg, 10 vite për ish kryekomunarin, Çervanaku

25 Qershor, 16:31| Përditesimi: 25 Qershor, 18:55

  • Share

Tirane- GJKKO dha vendimin për 10 pjestarët e grupi të organizuar të marrë të pandehur në lidhje me laboratorin e drogës në Frakull të Fierit që importoi 485 kg kokainë nga Kolumbia, të tretur në pleh kimik. 

Të akuzuarit u shpallën fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje e grup i strukturuar kriminal. Ata përfituan uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. GJKKO dha në total 147 vite burg por duke përfituar nga gjykimi i shkuartuar ata do të vuajnë 89 vite burg në total në një burg të sigurisë së lartë.

1- Nikolin Gjolena - 17 vite burg- 11.4 vite me gjykim të shkurtuar
2- Viktor Cervanaku - 15 vite - 10 vite me gjykim të shkurtuar
3- Enxhi Ferhati -  12 vite - 8 vite me gjykim të shkurtuar
4- Klajdi Kodra - 17 vite - 11.4 vite me gjykim të shkurtuar
5- Bledar Matoshi - 12 vite - 8 vite me gjykim të shkurtuar
6- Denilson Çervanaku - 17 vite - 11.4 vite me gjykim të shkurtuar
7- Zenel Çervanaku -  14 vite - 9.4 vite me gjykim të shkurtuar
8- Redion Meshi - 14 vite - 9.4 vite me gjykim të shkurtuar
9- Julian Malaj - 3 vite - 2 vite me gjykim të shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë
10- Marildo Rona - 12 vite - 8 vite me gjykim të shkurtuar

Rreth 485 kg kokainë u trafikuan nga Kolumbia përmes një ngarkese me pleh organik, e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane ndërsa për ekstraktimin e lëndës narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar 2 kimist kolumbian.

Për këtë rast SPAK ka veçuar edhe një fraksion tjetër hetimor për persona të tjerë të paidentifikuar që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trafikun e kokainës nga Kolumbia mes tyre edhe një individ i thirrur me nofkën “mirditori”.

Droga u gjet më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut në rreth 600 thasë me pleh kimik. Pas ekspertizës rezultoi se plehu kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. 

Droga. e cila vinte nga Kolumbia, në Shqipëri përpunohej me destinacion tregun europian. Dy përpunuesit kolumbianë të saj arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur.  

485 kg kokainë nëse do të dilte në treg do të ardhurat që do të fitoheshin janë 40 mln euro. 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • RUMANI,E: 26/06/2024 08:35

    Te rroje PS o TORI ,NUK E DI SI JA BEN ME DIABETIN TANI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?