Laboratori risi i Bujqësorit, zbulon COVID dhe sëmundjet e rënda duke analizuar ujërat e zeza

10 Nëntor 2023, 18:42| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 20:09

  • Share

Zv/rektorja e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Erinda Lika në Studio Live dha detaje për risitë e laboratorit që detekton sëmundjet e COVID dhe sëmundjet e rënda duke analizuar ujërat e zeza.

"Bëhet detektimi i hershëm i sëmundjeve infektive si COVID, hepatitet, sëmundjet të tjera të rënda. Nuk duhet të abuzohet me përdorimin e antibiotikëve, kanë efekte anësore.

Bujqësori njihet ndërkombëtarësisht, i vetmi që ofron mjekësinë veterinare, sigurinë ushqimore, shkenca ekonomike, agro biznesi dhe të bujqësisë. Jemi i vetmi universitet që ofrojmë fusha të tilla studimi.

Detektimi i hershëm i sëmundjeve nuk do na çojë në situatën e 2019 me mbyllje globale, karantinë ku pasojat ngelen edhe kësaj dite.".- tha Lika.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?